Administrata vendos gjoba për shkelje, por “Shteti” i fal. Gazeta “Telegraf” akuzon se kompanisë “Kurum” i janë falur 838 milionë lekë gjoba, vetëm për vitin 2014

Postuar në 07 Korrik, 2015 07:36

Gazeta “Telegraf” ka disa ditë që merret me kompaninë “Kurum” që ushtron aktivitetin në Elbasan. Gazeta në fjalë shkruan gjerë e gjatë për marrëdhëniet e privilegjuara të kësaj firme me shtetin shqiptar, duke sjellë si ilustrim faktin, se pavarësisht ndotjes dhe shkeljeve sipas saj të normave ligjore për veprimtarinë mbi mejdisin dhe shëndetin publik, firma vazhdon punën pa probleme. Madje duke zhbërë edhe masat administrative të marra ndaj saj. Aspekti më flagrant është falja e gjobave. Sipas “Telegraf” ato arrijnë në shumën 838 milionë lekë vetëm për vitin 2014. “Kurum” është gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) me 7 milionë lekë në datën 2 prill 2014, me nr. gjobe 118, mbasi ushtron aktivitet pa certifikatë prodhimi për të dhënat e pikës së flakërimit në shkrirje, për të dhënat e përqindjes së squfurit, për pikën e flakërimit minimal për përqindjen maksimale të përqindjes së squfurit, për mos matje të tyre për shkak të mungesës së aparateve matës teknologjik. Po në datën 20 gusht 2014, me gjobë nr. 5616 “Kurum” është gjobitur përsëri nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) në vlerën 100 milionë e 66 mijë lekë, për të njëjta shkaqe si në gjobën e datës 2 prill 2014. Por nuk i ka paguar këto gjoba, duke iu zhdukur edhe “letrat” nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT)! Vazhdojmë më tej, me skandalin, që shteti i ka falur kompanisë “Kurum” gjoba në vlera gjigande me shkresa zyrtare, madje për krime financiare që ka bërë me detyrimet fiskale ndaj shtetit, duke falsifikuar faturat e prodhimit, importit, eksportit, shitjes dhe furnizimit me lëndë të parë skrap. Po flasim konkretisht. Në listën zyrtare të subjekteve të gjobitur nga shteti, të cilët nuk kanë shlyer gjobat është futur edhe “Kurum”, duke e përfshirë në Ligjin Nr. 39/2014, miratuar në Parlamentin Shqiptar, në datën 17. 04. 2014. Sipas kësaj amnistie, që padrejtësisht e me klientelizëm bosësh të shtetit ka përfituar edhe “Kurum”, kësaj kompanie i janë falur 3 gjoba, konkretisht në vlerat 350 milionë, 590 mijë e 776 lekë të vjetra, 330 milionë, 883 mijë e 663 mijë lekë të vjetra, 30 milionë, 385 mijë e 979 lekë të vjetra”, shkruan “Telegraf”(http://telegraf.al/aktualitet/shteti-i-ka-falur-kurum-838-mi...). Akuzat në shkrim janë të rënda për politikën, pasi nëse administrata shtetërore ka vepruar duke gjobitur, dikush e ka zhbërë këtë atë. Për Elbasanin është folur shumë sidomos oër ndotjen. Por kjo e faljes së gjobave dhe statusi i një binzesi të mbrojtur nga politika është një praktikë që haset shpesh. Ka biznese në Shqipërië që deklarohen prej vitesh me humbje dhe sërish vijojnë të zgjerojnë aktivitetin. Gjithçka ndërkohë që me mijëra qytetarë shqiptarë u morën për rrobash e u futën në burg për mospagesën e energjisë elektrike. Apo për vjedhjen e saj, deri më dje lejuar nga i njëjti shtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.