Media në një ditë për kryeministrin/ I luajtur nga fiqiri, apo lider i Ballkanit?

Postuar në 08 Korrik, 2015 11:26

Edhe vizita e kancelares gjermane Merkel, nuk i ka shpëtuar tallavasë politiko-mediatike që kaq mirë di ta gatuajë Tirana zyrtare. Aty ku do të duhet të flitej për një fillim të ri, vëmendja shkoi te zgjedhjet skenografike të kryeministrit, që bëri çmos t’i tregonte kancelares një punim artistik të një artisti gjerman; e shoqëroi atë në një guidë të shkurtër historike ku i prezantoi Ismail Qemalin, ngurtësuar në një pikturë masive portret, tërësisht i vetmuar, rrethuar nga disa piktura të vockla, me autor Edi Ramën, të cilat i jepnin sfondit pamjen e një lëndine ngjizur në vegime psikedelike. Por edhe nëse këto trille të kryeministrit mund të falen, në emër të reklamës së një Shqipërie që e përqafon “modernen”, thagmat e medias, e lënë në bisht këtë lojë marketingu. Pyetja e bërë nga gazetarja e Tv Klan, nëse Rama apo Vuçiç është lider i Ballkanit, nuk ka sesi të jetë rastësore. Ajo i përgjigjet një thashethemi gazetaresk që qarkullon, origjinuar “si pa dashje” nga njerëz afër pushtetit, sipas të cilit kryeministri shqiptar ka ambicie personale që politikën e paqësimit na Ballkan, ta lidhë konceptualisht me ardhjen e tij në pushtet. Dhe me një ide të tijën për një Ballkan ndryshe. Pra në mos një pyetje e porositur, ajo është një ide e ndikuar tërthorazi. Gjithsesi duhet thënë se është në praktikën e televizioneve dhe të mediave, që në ngjarje të tilla pyetjet të parapërgatiten. Ilariteti që shkaktoi kjo tullumbace pasoi një tjetër shigjetë për kryeministrin, atë ku Fatos Lubonja e cilësonte si të luajtur nga fiqiri. Ndërhyrja në fasadën e kryeministrisë nuk dihet se nga kush është realizuar, me çfarë vendimi, për çfarë qëllimi dhe nëse është apo jo e ligjshme. Gjithsesi përgjigja e dëshiruar e këtyre dy qëndrimeve, ndoshta afrohet me dëshiroren: sikur të ishte vetëm kryeministër normal i Shqipërisë! Një kryeministër i cili vërtet është pjesë e një kombi, “shtëpia e të cilit është e mikut dhe e Zotit”, por shtëpi e cila duhet të jetë edhe e jona. Batutat e tipit “shqiptarët gëzojnë më shumë kur fiton Gjermania sesa kur fitojnë socialistët”, janë “top show” që pakkujt i interesojnë. Ajo që intereson do të duhet të dilte nga media, e cila e nisi ditën me gëzimin: “Merkel shkel për herë të tokën shqiptare”. Turrja pas kësaj manie që zbulon dilemën e përjetshme se “si u dukemi të tjerëve” po lë në hije çështje që kanë më shumë rëndësi, për t’i dhuruar kryeministrit/ave lirinë për të livadhisur.
s.z

Comments

Submitted by Gjeni dicituren (not verified) on

I mbani mend ato karikaturat e revistes Hosteni me titull "Gjeni dicituren?" ku lexusi perpiqej te gjente cfare kishte dashur te thote autori?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me nje fjale ato pikurat e vockela qe une nuk po e merrja vesh cfare ishin qenkan te piktorit te madh francez me origjine shqiptare Edvin Palla' Rama'?  Po kur jy trapi te mos jete me kryeminister cfare do te ndodhe me ato pikturat e vockela? Zot na ruaj nga te marret.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

E shastisi Merkelin. Nje burre me mjeker i rrethuar nga ca "krijime" pop-art. Cfare ti thuash.

C'do popull ka kryeministrin qe meriton.

Submitted by Eshte mesues vi... (not verified) on

Gjynah, per shqiptaret
nuk e dinin qe Kryeministri i tyre mbiquhej "shakaxhiu i grupit ballkanik".
Fan Noli kendoi me stil:
" Rrofte edi rama rrofte
shakaxhiu i perparimif,
brez pas brezi u kujtofte,
nip sternip i Nastradinit..."

Submitted by Leonard (not verified) on

Është për të ardhur keqë por ky është  mentaliteti ynë nuk e duam njeriun që punon dhe që do regull por mundohemi si e si ta nxijmë realitetin në qoftëse nuk e kuptuat përgjigjen e Kancelares duke e dëgjuar merni mundimin ta lexoni dhe me kujdesë ta lexoni çdo rjeshtë që ta kuptoni dhe bollë me këto sharje

Submitted by Albi_I (not verified) on

Merkeli tha: doni investime gjermane, behuni shtet serioz qe respekton e nuk ndryshon ligjet. Dmth, qe deri tani nuk i keni. Keto k**lliqet artistike te Rames e sjellin kete shtet ligjor?!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.