A ishte e porositur pyetja e Tv Klan se kush është lideri i Ballkanit, Rama apo Vuçiç? Gazetari i Top Channel lexon me përpikmëri atë që kishte të shkruar në letër (Video)

Postuar në 08 Korrik, 2015 10:29

Pyetja që tërhoqi më shumë vëmendjen në konferencën për shtyp të kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama ishte e gazetares së Tv Klan Elja Zotka, që pyeti kancelaren se kë shihte si lider në ballkan Edi Ramën apo kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. Një pyetje që u prit me habi nga zonja Merkel dhe buzëqeshje nga Edi Rama, por që ngjalli kuriozitetin e burimit nga u nis për të përfunduar në kufjet e kancelares Merkel. Në fakt Tv Klan nuk njihet për afrimitetin me Edi Ramën, por kjo nuk ka penguar që komunikimi i tij me gazetarët e këtij televizioni të jenë të ndërsjellta. Përgjigjia e kancelares Merkel nuk la vend për diskutime, pasi ajo tha se në Europë apo Ballkan nuk ka liderë por është demokracia ajo që vendos për të ardhmen dhe projektet e saj. Televizioni tjetër që bëri pyetje në konferencën për shtyp ishte Top Channel me anë të gazetarit Muhamed Veliu që lexoi me përpikmëri atë që kishte të shkruar në letër.

l.m

PYETJET PER MERKEL by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.