Shënim: Një dorëheqje dhe një votë që konfirmojnë standardin demokratik

Postuar në 05 Korrik, 2015 17:13

Rezultatet e referendumit në Greqi kanë çuar në dorëheqjen e Antonis Samaras, kryetar i Nea Demokratia, partia konservatore greke. Dorëheqja dhe njohja e rezultatit brenda një dite të vetme, konfirmon garancitë e sistemit në vendin fqinj, si dhe vijimësinë e një standardi të panegociueshëm: largimin në rast të një vote kundër. Medat greke raportojnë se Samaras ka paralajmëruar nisjen e procedurave për kryetarin e ri, teksa vendin e tij, për momentin do ta zërë Evangelos Meimarakis. Më herët edhe i shumëpërfoluri, ministri i Financave, Varoufakis, kishte deklaruar largimin nga detyra në rast se qytetarët grekë do të votonin “po”. Pra ndonëse në krye të vendit është një koalicion që ka në përbërje edhe grupime maoiste apo trockiste, që kanë si strategji pushtetin edhe marrjen e tij me dhunë, sërish, sjellja e liderishipit politik, ruajti në themelin e vet, një standard të qartë demokratik. Dhe ndoshta këtu qëndron mesazhi të cilin duhet ta lexojmë dhe që na intereson ne në Shqipëri. Pasi jetojmë në një vend me politikanë autikë, që humbasin rregullisht dhe nuk dorëhiqen, ku kryeministri porosit kolegët se kush duhet të zgjidhet kryetar aty, apo këtu. Cakton vetë se kur do bëhen zgjedhjet në parti dhe shpik artifica statutore se ai që fiton zgjedhjet nuk ka nevojë të rimandatohet në parti. Identik me Sali Berishën që shkruan se “zgjedhjet lokale nuk përcaktojnë mandatin”. Një kryeministër si Edi Rama që ka të paktën fatin ta njohë të Vërtetën: mjafton të vazhdojë së gënjyeri papagallin që u ka treguar të gjithë shqiptarëve.
Nuk shohim që këto përralla mejhanesh të ndodhin në Greqi, një vend që po vendos vetë se kë rrugë do të marrë. As në Serbi nëse duam të marrim një shembull tjetër. Na pëlqen apo jo ajo. Greqia është një vend me probleme në zbatimin e të drejtave dhe sidomos shqiptarët e kanë hequr në kurriz të tyre shpesh këtë gjë. Ama këto shfaqje nuk cenojnë aspak pozicionimin e qartë dhe perspektivën politike, e cila edhe njëherë po shkruhet përmes rregullave. Dhe jo përmes humorit, ceneve, apo komplekseve të një njeriu apo tjetri, që edhe si të tillë, nuk janë më shumë se disa kukulla përballë të huajve dhe harbutë me popullin e vet. Për këtë arsye edhe faji është i të gjithëve, i përbashkët, ndonëse për fat, të mirë ose të keq, kemi shmangur si shprehi psikologjike “trishtimin”. Lolot e ambasadave nuk meritojnë kaq shumë.
s.z

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Shume sakte!</p><p>Vete se <strong>Lolot e Ambasadave</strong> duhet ta kishe theksuar ca.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.