Një debat në SHBA për monumentet në hapësirat publike dhe modeli i arrogancës që ndiqet në Shqipëri

Postuar në 09 Korrik, 2015 08:25

Një vendim gjykate në shtetin e Oklahomas, ka provokuar debate në ShBA. Gjykata e Lartë e Oklahomas ka urdhëruar heqjen e një monumenti dedikuar “10 urdhëresave” nga hapësira publike. Gjykata argumenton se monumenti konstituon një përdorim jokushtetues të pronës publike për qëllime fetare(http://www.arktimes.com/ArkansasBlog/archives/2015/06/30/okl...). Mirëpo guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin, ka deklaruar se monumenti nuk do të lëvizet, me arsyen se ai është financuar privatisht dhe për të nuk janë dhënë fonde nga paratë publike. Më tej akoma, cilësohet se vendimi i gjykatës i referohet kushtetutës së shtetit dhe jo asaj të ShBA. “Jemi shtet i sundimit të ligjit dhe nuk i njorojmë vendimet e gjykatave. Por gjithashtu jemi edhe shtet me tre pushtet të pavaruara”, tha Fallin. Më tej akoma, argumenti pro qëndrimit të monumentit njeh edhe spekullime mbi karakterin dhe identitetin e tij. Kështu prokurori i Përgjithshëm i Oklahomas, Scot Pruitt, deklaron se “gjykata e ka gabim, duke injoruar ndikimin e thellë historik të 10 urdhëresave bë themelimin e jurisprudencës perëndimore”. Mirëpo ndërkohë që guvernatorja deklaron se nuk do të lëvizë monumentin, në këtë shtet ka ardhur një kërkesë për një monument tjetër, që i shtohet kërkesave të nisura që në vitin 2012. Një grup satanistësh, kanë kërkuar vendosjen e një monumenti me pamjen e dhisë, simbol i Bafometit(http://www.foxnews.com/politics/2015/07/08/oklahoma-gov-says...).
Ky debat që po trajtohet në rrugë ligjore në ShBA sjell në vëmendje modelin që ndiqet në Shqipëri për këto punë. Shqipëria qeveriset nga një elitë që si identitet ka vetëm sasinë e parave që ka vjedhur dhe angazhimin që ka patur në Diktaturë. Për oportunizëm bajat gati sa nuk e ka shpallur zyrtarisht katolicizmin si fe zyrtare. Ose më mirë të preferuar. Dhe në emër të këtij oportunizmi unik, në Shqipëri janë sponsorizuar monumente që në një kohë të caktuar mund të prodhojnë debate. Më i ekspozuari është monumenti i Nënë Terezës, një figurë e njohur botërisht dhe me origjinë shqiptare. Deri në vitin ’90 shteti shqiptar e injoronte tërësisht këtë figurë, kurse pas ’90-ës e ka mbivlerësuar. Çështja është se në vijimësi ka një polarizim të dukshëm ndërfetar, që s’mund të fshihet, sidomos për faktin se shteti nuk mban qëndrim të barabartë ndaj komuniteteve. Problemi me Nënë Terezën, e shërbyer deri më tani si figurë me peshë kombëtare, ndërlikohet pas Lumturimit të saj nga Kisha Katolike, e me gjasë më vonë me shenjtërimin e saj. Në dritën e diskutimit në ShBA, por edhe të kushtetutës shqiptare, si vallë do të zgjidhet kjo çështje? Pra e respektimit të hapësirës publike, laike? Rast tjetër, që ka nxjerrë krye në Kosovë e Maqedoni, në mënyrë sporadike, është figura e Skënderbeut, e cila rrezaton shumë fort në identitetin modern shqiptar. Por që nuk ka kaluar pa kontestim. Të kujtojmë këtu “alarmin” e krijuar kur policia gjeti një statujë të deformuar të Skënderbeut, i cili paraqitej i satanizuar, në formën e Bafometit. Debat i madh, shqetësim dhe premtim se do të ketë hetime. Në fund asgjë. Gjithsesi duhet të pranojmë se ka një pjesë shqiptarësh që identifikohen me figura dhe vlera të tjera. Janë pra këto arsye që diktojnë kujdes në shfrytëzimin e hapësirës publike, e cila sot është një domen i qeverive, por koha do ta sjellë patjetër rritjen e vetëdijes qytetare për të. Sepse janë paratë e të gjithëve. Kohë më parë askush nuk do ishte shqetësuar për karagjozllëqet e kryeministrit me fasadën e një godine shpallur monument, por sot shohim se debati vazhdon. Pa folur për muret me piktura, por të cilat gëlqerja do t’i fshijë kur të vijë koha.
s.z

Comments

Submitted by Doktori (not verified) on

Ke shume te drejte o Zaim. Sic e pershkruan edhe Vehbiu, sot stafeta e enveristeve ka kaluar tek ajo e terezisteve

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Nene Tereza dhe Skenderbeu shihen ne planin nacionalist, ne "rrezatimin" e identitetit etnik sic e thote autori, dhe jo ne planin fetar.

Nqs Tereza do ishte Budiste apo Hindu dhe te ishte aq e njohur sa eshte dhe Nobeliste sic eshte, prape  do e vinin. Ketu nxorren Xhorxh Bushin nga Kavaja, jo Terezen qe e kemi tonen.

E vertete eshte se ka shqiptare me mjekrra dhe te shkolluar ne "Bombmaker University of Al-Salaaim" qe nuk e identifikojne veten me Terezen dhe Skenderbeun thjesht sepse identiteti fetar eshte me i forte se ai nacional, ose ai nacional nuk ekziston fare. Jane dhe ca qe kane kryer Kolegjin e Shenjte  "Me ka zene kryqi syte dhe me eshte bere gjaku uje" qe ne vend te tyre do preferonin Janullatosin.

Per hir te ketyre dy kategorive alumni duhet ti heqim Skenderbeun dhe Terezen?

Submitted by Amerikani (not verified) on

Z.Zaimi mos ngaterroni qellimisht gomarin me hajdarin sa per te sajuar nje teme per artikull.

10 udhezimet jane pjese e bibles dhe i perkasin teresisht kultures fetare (te krishtere). Skenderbeu dhe Nene Tereza jane njerez reale si pjese e kultures dhe historise shqiptare. Dhe duan apo jo disa tipa, i perkasin identitetit kombetar shqiptar.

Guvernatorja e Oklahomas kot e ka qe e zgjat. Ne Amerike feja eshte teme delikate. Ka dhe ligje federale per ate pune qe ndalojne nje objekt fetar (objekt fetar, jo monument te heroit kombetar o zoti Zaimi!) te ngrihet mbi nje truall publik. Ketu nuk ka ndonje gje te re. Askush nuk  e con neper mend te hiqet monumenti i Martin Luter King sepse ishte protestant, apo i Kenedit sepse ishte katolik. Pse ngaterroheni qellimisht dhe beni sikur nuk e kuptoni qe po ngaterroheni.

Submitted by szaimi (not verified) on

Kur thoni qe "Nene Tereza i perket identitetit kombetar shqiptar", mendoj se kjo eshte thjesht deshire e juaja, jo se po ngaterroni qellimisht gomarin me hajdarin. Ajo eshte nje shenjtore katolike me origjine shqiptare. Me thoni te paverteten e ketij pohimi, Ju lutem! Luter King dhe Kennedy kane veprimtari shoqerore dhe politike qe tejkalon besimin e tyre te shpallur, ose identifikimin fetar. Per analogji, edhe ketu, monumentin e Enver Hoxhes nuk e hoqen se ishte mysliman.

Submitted by IKTHUS (not verified) on

I nderuar S. Zaimi

Ne lidhje me komentin e mesiperm, edhe Nene Tereza, sic edhe Martin Luther King Jr. dhe John F. Kennedy, ka nje nje veprimtari te spikatur shoqerore (jo politike ne ndryshim nga dy shembujt e tjere qe ti sjell ketu) per te cilen ajo ka merituar Cmimin Nobel per paqe. Perpos faktit qe ajo eshte tashme nje shenjtore katolike me origjine shqiptare (une do te thoja se jo vetem me origjine por me gjithe kuptimin e fjales shqiptare), ajo mirenjihet boterisht edhe si nje personalitet i laureuar me nje nga cmimet me prestigjoze te botes ne te cilen jetojme ne lemin e promovimit te paqes nepermjet vepres se saj humane (padyshim te motivuar nga besimi i saj i krishter katolik) ndaj me pak te priviligjuarve nder ne. Ne fjalimin e ceremonise se akordimit te Cmimit Nobel per Nene Terezen, ne mbyllje te tij per menden fjalet e presidentit te atehershem te Bankes Boterore, Robert MacNamara: "Mother Teresa deserves Nobel's Peace Prize because she promotes peace in the most fundamental manner, by her confirmation of the inviolability of human dignity".

Une do ta kosideroja Nene Terezen si nje nga te paktet personalitete modern me te cilet mund te indentifikohemi boterisht, madje edhe me krenari. Nuk eshte as ne turpin tone qe ta kosiderojme ate si nje nga figurat e spikatura te identitetit tone kombetar (pa dyshim ne saj te vepres se saj te shquar). Perkatesia e saj fetare nuk duhet te sherbeje si gur pengese per kete lloj identifikimi. Ne fund te fundit, ne bejme te njejten gje me figura te tjera te shquara te historise sone pavaresisht se ata ishin myslimane sunite e bektashi apo te krishtere katolik, ortodoks apo ungjillor. A nuk eshte ky tipar (bashkejetesa apo harmonia fetare mes popullit tone) ai qe na dallon per mire nga shumekush?

Te them te drejten, kete pikeveshtrim do ta kosideroja te pritshem nga anetaret e "ezanit" apo organizatave te tjera myslimane qe mesa kuptoj une (kam parasysh shkrimet e tyre) i kane hale ne sy qofte Nene Terezen qofte Skenderbeun per shkak se ata ishin jomyslimane dhe anatagoniste ndaj fese islame (Skenderbeu se Nene Tereza nuk dihet t'i kete bere keq njeriu). Nga juve, si nje nga gazetaret/opinionistet kryesot te ketij portali (mesa kam pare se fundmi numri me i madh i artikujve te botuar ketu mbajne autorsine tuaj), nuk e prisja kete qendrim. Megjjithate nuk besoj se ju lidh gje me "ezanin", te kuptohemi.

Sa per Martin Luther King Jr., ai ishte pastor baptist perpara dhe gjate gjithe kohes se aktivitetit te tij te shquar ne lidhje me te drejtat civile te afro-amerikaneve. Pikenisja, motivimi, dhe lajmotivi i te gjithe veprimtarise se tij ishte (si ne rastin e Nene Terezes) besimi i tij i krishter. Megjithekete, me te identifikohet shumekush pavaraseisht se jane njerez afetar, ateiste, te feve apo kombesive te tjera. Vepra e tij ta imponon kete! Keshtu do te thoja se qendron puna edhe me Nene Terezen. Me te, identifikohen dhe madje krenohen njerez nga nje larmi perardhjesh fetare, kombetare, gjinore, shtresash shoqerore, etj. Pse jo ne qe jemi bashkekombas te saj?

Te pershendes!

Submitted by Amerikani (not verified) on

Me ose pa te drejte, eshte bere pjese e identitetit kombetar. Sepse ishte shqiptare jo sepse ishte katolike. Mbase bota e vlereson per shenjetore, ne si shqiptare. Per perfitim nacionalist. Kontributi i saj ne rrafshin global eshte si bamirese dhe jo si ndonje teologe.

Te besh analogji qellimisht midis nje pllake mermeri me 10 komandamentet e bibles me Skenderbeun qe eshte heroi kombetar nuk  me duket normale. Sado ta zbukurosh tani z. Zaimi e kupton qe ke dalesh huq kesaj rradhe.

Me respekt.

Submitted by Stefan H (not verified) on

E megjithate 10 komandamentet e bibles kane vlere universale. Dhe Nene Tereza eshte pjese e vlerave pozitive universale

Ne forme te shkurter 10 urdherat e bibles:

The 10 Commandments List, Short Form

You shall have no other gods before Me.

You shall not make idols.

You shall not take the name of the LORD your God in vain.

Remember the Sabbath day, to keep it holy.

Honor your father and your mother.

You shall not murder.

You shall not commit adultery.

You shall not steal.

You shall not bear false witness against your neighbor.

You shall not covet.

Te pakten nga udheri 5 e lart nese behen pjese e jetes se cdo njeriu, shoqeria ne teresi do te jete me e mire

Submitted by Amerikani (not verified) on

Kyrie Stefan, nuk po shan njeri as biblen as komandamentet e bibles. Ketu po flasim per tjeter gje, lexoje njehere artikullin dhe pastaj komentet. Dhe komentet lexoji nga fillimi se e ke nisur nga fundi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.