Po kërkojnë të na bëjnë për budallenj me zor

Postuar në 07 Korrik, 2015 07:29

Të gjithë e mbajmë mend sesi kryeministri në fushatë elektorale thoshte se PD-ja po kërkon të bëjë budallenj shqiptarët me premtimet që bën. Dhe pastaj vazhdonte fjalimi “copy paste” nga një ditë më parë. Kutjojmë po ashtu se kandidati për Tiranën, Erjon Veliaj, u pyet disa herë për ndërtimin te diga e Liqenit dhe tha nuk do të ketë ndërtime në park. Për çështjen e digës u tha se do të respektohet vendimi i gjykatës. Pra askush nuk ka përmendur gjëkundi hyrjen e re në Parkun e Liqenit. Këtë e përmendi kryeministri, i cili sapo mbaruan zgjedhjet doli menjëherë te fusha e preferuar, e cila me gjasë është e vetmja ku ai i merr vesh të dyja anët e çështjes. Nga kjo pikëpamje Edi Rama e ka marrë përgjegjësinë në vetë të parë, duke e lënë kryetarin e Bashkisë, në një pozicion që nuk lë shteg për reagim. Ndoshta Veliaj do ketë se çfarë të bëjë më vonë në Bashki dhe mund ta nisë duke parë spotin për Lulzim Bashën që flinte gjumë në zyrë. Hyrjen e parkut, e shitën për një vepër që do zbukurojë Tiranën, por këtë kryeministri as nuk e postoi në Facebook, që ta ndante me 800 e ca mijë ndjekës që ka. Në çdo rast, lajle lulet e projektit, që hidhet si kocka për të gënjyer qenin, nuk shkon këtë radhë. Në rrjetet sociale po diskutohet shumë për këtë gjë, se Tiranës po kërkojnë t’i zënë frymën me beton. Në Shqipëri merret taksë për gjelbërimin, e për vite me radhë Shqipëria sa vjen e bëhet e murrme nga betoni. Ndoshta është koha që të mos lejohet që të na vënë këmbën për të na groposur fare, duke hedhur në treg projekte, e duke pëshpëritur nga pas se “ky është popull budalla”.
s.z

Comments

Submitted by GEZI (not verified) on

<p>Kam vetem nje thenie per ate minoritet shqiptaresh qe nuk e pranojne shtypjen: GEZI PARK. Eja te dalim te ngreme cadra deri sa te terhiqet qeveria dhe betonarmeja biznes pas saj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.