Lajme

Pikat kufitare me Malin e Zi, siguri maksimale për bllokimin e të dyshuarve terroristë, thotë drejtori i kufirit. Pse Frroku doli pa u shënuar në TIMS?

Postuar në 30 Qershor, 2015 10:02

Rreziku nga kërcënimet e “ISIS” për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit Genc Merepeza i cilëson kufijtë të sigurtë për momentin, por shton se vigjilenca është maksimale. “2 vendet tona kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqanit edhe sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë siç është Siria.

Arben Frroku është larguar nga Shqipëria, por sistemi TIMS nuk ka regjistruar daljen e tij

Postuar në 30 Qershor, 2015 09:39

Arben Frroku ka dalë nga Shqipëria përpara se për të të jepej vendimi i Gjykatës së Apelit, Tiranë. Lajmi është bërë publik nga PD-ja, e cila madje ka deklaruar se Arben Frroku është takuar gjatë fushatës elektorale me Edi Ramën në ish- turizmin e Pukës. Lajmi nuk është përgënjeshtruar nga askush dhe me gjasë Frroku, ndodhet jashtë. Sot, portali “Lapsi.al” shkruan për një hollësi që nxit dyshime: Frroku ka dalë jashtë, madje raportohet se është ndaluar për 5 orë në kufirin malazezo-kroat, por asgjë nuk është regjistruar në sistemin TIMS.

Bëhet publike video ku tregohet se si u mbushën kutitë me vota për Keti Bazhdarin

Postuar në 30 Qershor, 2015 08:53

Nuk është hequr dorë nga zakoni i vjetër. Vjedhje e blerje votash por dhe më shumë. Tanimë po qarkullon një video, të cilat kanë të bëjnë më zgjedhjet e 21 qershorit 2015, që i kthen zgjedhjet shqiptare vite më parë, kur kutitë e votimit mbusheshin masivisht nga komisionerët. Video është publikuar nga Partia Demokratike. “Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor. Në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr.

Sot skadon afati, Merkel i “pret drutë shkurt”: Nuk ka asnjë rrugëdalje të orës së fundit për Greqinë!

Postuar në 30 Qershor, 2015 07:22

Afati për Greqinë përfundon sonte në mesnatë por kancelarja gjermane Angela Merkel nuk sheh ndonjë shans tjetër të fundit për Greqinë. “Sonte, saktësisht në orën 24.00 programi do të ndalet. Dhe unë e di se nuk ka asnjë provë tjetër të besueshme”, tha Merkel gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin kosovar Isa Mustafa në Berlin, njofton Express.

I paaftë edhe si ministër? Ahmetaj premtoi rritje eksportesh me 11,9%. Në fakt u ulën me 4,8%

Postuar në 30 Qershor, 2015 06:39

“Monitor” sjell sot në vëmendje premtimin e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për rritjen e eksporteve me 11,9%. “Kjo rritje në fakt dukej tepër e vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh se për katër mujorin, eksportet në total kishin shënuar një rënie më bazë vjetore prej 4%”, vijon raportimin revista në fjalë. Ndonëse premtimet janë një lloj sporti i preferuar i kësaj qeverie, shifrat e kanë përgënjeshtruar optimizmin e ministrit.

Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta: “Një fatkeqësi e madhe i ka rënë PS-së në Gjirokastër. Ky është i paafti Arben Ahmetaj”

Postuar në 30 Qershor, 2015 06:09

“Një fatkeqësi e madhe i ka rënë PS -së në qarkun e Gjirokastrës që kordinator politik ka të paaftin Arben Ahmetaj” – kështu shkruan në profilin e vet në “Facebook”deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, i cili vetë është mandatuar në këtë qark. Nuk dihet arsyeja e kësaj deklarate të Kostës, por më herët, Ahmetaj, është akuzuar se është përgjegjës për rikandidimin e Gilbert Jaçes në Përmet. s.z

Juncker, ofertë të çastit të fundit Greqisë, por Cipras nuk pranon. A po funksionon presioni i Athinës?

Postuar në 30 Qershor, 2015 04:45

Një ofertë e minutës së fundit i është bërë Greqisë nga Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, me qëllim sigurimin e marrëveshjes që do të shpëtonte vendin nga falimenti para skadimit të programit të shpëtimit. Por, raportohet se Cipras nuk e ka pranuar. A është kjo një shenjë se presioni grek ka funksionuar?

D.Hila: “Kemi një jetë që themi greku, por jugun e hëngri Koço Kokëdhima”. Dhe disa akuza për “feudalizimin” e Sarandës

Postuar në 30 Qershor, 2015 03:19

Ish zv.ministri e diplomati, analisti Dritan Hila e “ka zënë inati” me deputetin socialist Koço Kokëdhima. Hila tërheq ëvëmendjen për superdeputetin që ka bërë zap gjithë jugun dhe po përgatit projekte të vetat për Sarandën. “Për Koçon që po ha një Jug të tërë, që nuk e hëngri dot as greku. Kemi një jetë që themi “greku, greku”, por Koço po bën kërdinë,” shkruan ai në FB. Ndërkaq në një shkrim në GSH Hila akuzon Kokëdhimën se është sjellë si feudal me socialistët në Sarandë. “Sarandjotët thonë se Stefan Çipa nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi.

Pas statusit kundër Bashës ndizet sherri në PD, nisin sulmet ndaj Topallit

Postuar në 30 Qershor, 2015 03:02

Mes Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashës marrëdhëniet nuk ka qenë për tu admiruar. përkundrazi. Megjithatë pas rezultatit në zgjedhjet vendore, reagimi më i fortë kundër kryetarit të PD erdhi pikërisht nga ish-kryetarja e Kuvendit. Kaq ka mjaftuar për të ndezur një sherr në PD. Kreu i PD në Shkodër, Ramiz Çobaj, thumbon ashpër Topallin. “Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga ‘ambasadorët shëtitës’ të Razmës apo Gjirit të Lalzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të PD,” shkruan ai në FB, duke iu referuar shtëpisë së pushimeve të Topallit në Razëm.

Meta shprehet se për ndryshimet e mundshme në qeveri i vendos kryeministri, por thotë se ajo duhet “të ecë më shpejt”

Postuar në 30 Qershor, 2015 01:43

Në festën e PS, kryetari i LSI-së Ilir Meta, u shpreh se ndryshimet në qeveri pas zgjedhjeve vendore janë në dorë të Kryeministrit, por sugjeron se ritmi duhet të ndryshojë sidomos pas krizës greke. “I vetmi rezultat që nuk mund të diskutohej ishte ai i fitores së 61 bashkive. Por përsëri them se nuk do të ishte shumë e shëndetshme për demokracinë. Ndaj le të ketë mundësinë edhe opozita mundësinë për të treguar modelin e saj të qeverisjes vendore në disa bashki dhe mbi të gjitha, është e rëndësishme të bashkëpunohet midis qeverisë dhe pushtetit të ri vendor”, tha Meta.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme