Lajme

Kriza greke, edhe mediat po ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve me kreditorët

Postuar në 29 Qershor, 2015 04:20

Nuk është vetëm politika ajo që po ndikon në atë që po ndodh në Greqi. Sidomos në përftimin e perceptimit të shoqërisë greke për trojkën, apo Europën, po luan një rol të madh media. Situata duket jo pak shqetësuese, pasi në Greqi nuk kanë munguar thirrjet e viktimizimit dhe kjo lidhet edhe me raportimin. “Deutsche Welle” sjell sot mendimin e disa ekspertëve, sipas të cilëve gazetarët janë të njëanshëm. “Jorgos Kyrtsos, që ka punuar 35 vjet si gazetar kryeredaktor dhe botues, mendon se shumica e mediave greke janë të fiksuara në zhvillimet brenda Greqisë.

Dy të vrarë për hashashin, katër viktima fatale nga aksidentet, valë kronike e zezë orët e fundit në vend

Postuar në 29 Qershor, 2015 03:36

Një valë viktimash janë shkaktuar orët e fundit në vend për shkaqe të ndryshme. Në fshatin Ninësh të Mallakastrës, Alfons Dautaj, 23 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa Mariglen Luari, 24 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Ndërkohë, Riza F., 22 vjeç, ndodhet në spitalin rajonal të Fierit. Rreth orës 01.00 pas mesnate, në pyllin e fshatit Ninësh, pranë një parcele të mbjellë me bimë narkotike kanabis të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë ose kanë patur konflikt me njëri-tjetrin, çka pritet të zbardhet.

Sondazhi Alco: 57% e grekëve kundër kryeministrit Cipras në referendumin e kërkuar prej tij

Postuar në 29 Qershor, 2015 01:50

Kryeminstri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka shpallur një referendum të dielën e ardhshme, në të cilin u kërkon votueve grekë që të votojnë kundër marrëveshjes së propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës.  Por gazeta greke Proto Thema raporton se, nga një sondazh i zhvilluar prej kompanisë Alco, rezulton se 57% e votuesve grekë nuk janë dakord me kryeministrin e tyre – ata janë dakord me marrëveshjen e propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës.

Guvernatori Gent Sejko thotë se sistemi bankar shqiptar është i imunizuar nga kriza greke: Kthimet e emigrantëve do shoqërohen me fluks kapital

Postuar në 29 Qershor, 2015 00:44

“Shqipëria dhe bankat në vendin tonë nuk janë të rrezikuara nga një faliment i Greqisë”. Kështu deklaron guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një intervistë për “Top Channel”. Ai thotë se mund të ndihet një ulje e remitancave dhe shkëmbimeve tregtare, por këto fenomene kanë ekzistuar edhe më parë. “Ndikimet janë dhënë këto 5 vite dhe ndikimi kryesor është në aktivitetin e import-eksporteve dhe në rënien e mëtejshme të remitancave që do të ishte e papërfillshme, pasi kryesisht ato kanë rënë.

A. Vehbiu: “Fitoreve t’u kundërvëmë arritjet...me shpresë që fitoret e tanishme të mos katandisen në Fitorje...”

Postuar në 28 Qershor, 2015 20:22

Ardian Vehbiu publikon në blogun e vet një shkrim që sjell disa vërejtje mbi administrimin nga politika të rezultatit të zgjedhjeve të fundit. Njëra palë po flet për fitore, me shumë etiketa nga pas, por sa këto fitore e përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe i përgjigjen sfidave të vendit? Vehbiu mendon se edhe termi është jo i përshtatshëm, sidomos “kur ia kundërvëmë arritjeve”.

Numërimi mbaroi: Në 12 bashki, votuesit “e majtë” i tradhëtuan kandidatët për kryebashkiakë

Postuar në 28 Qershor, 2015 15:55

Në përfundim të numërimit të votave për këshilltarë bashkiakë, rezulton se koalicioni “i majtë” pati epërsi në 59 bashki, nga 61 gjithsej. Nga ana tjetër, kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit "të majtë" arritën të kenë epërsi në 46 bashki. Vetëm në bashkitë Shkodër dhe Vau i Dejës, koalicioni i djathtë pati epërsi në të dyja llojet e votave (për këshilltarë dhe për kryebashkiakë). Ndërsa në Dropull, mazhoranca nuk kishte kandidat për kryebashkiak.

Shqipëri hesapi. Nënkryetari i Parlamentit përdor simbole nacionaliste si tifoz futbolli

Postuar në 28 Qershor, 2015 15:54

Që PDIU është një parti e çështjes kombëtare këtë Shpëtim Idrizi nuk lë rast pa e thënë dhe kjo sipas tij është edhe një nga arsyet që PDIU kalon sa nga një koalicion në tjetrin. Këtë vit ajo që quhet masakra greke mbi popullsinë çame nuk u përkujtua me një marshim në Qafë Botë, pikën fundore të kufirit shqiptaro-grek, por me një ceremoni simbolike në varrezat e Kllogjerit. Këtë vit kryetari i Partisë për Drejtësi Intergrim dhe Unitet mori pjesë në ditën përkujtimore edhe me cilësinë e nënkryetarit të parlamentit të Shqipërisë.

Sondazhi Alco: 57% e grekëve kundër kryeministrit Cipras në referendumin e kërkuar prej tij

Postuar në 28 Qershor, 2015 14:41

Kryeminstri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka shpallur një referendum të dielën e ardhshme, në të cilin u kërkon votueve grekë që të votojnë kundër marrëveshjes së propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës.  Por gazeta greke Proto Thema raporton se, nga një sondazh i zhvilluar prej kompanisë Alco, rezulton se 57% e votuesve grekë nuk janë dakord me kryeministrin e tyre – ata janë dakord me marrëveshjen e propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës.

Re.pu.

U fol publikisht për 100 gjyqtarë që mbajnë peng të ardhmen tonë. “Çuditërisht” pasoi heshtja konsensuale

Postuar në 28 Qershor, 2015 14:17

Çuditë zgjasin tri ditë në Shqipëri, por ndonjëherë nuk zgjasin fare. Madje kështu edhe ndoshta bëhen të tilla. Ky është rasti i deklaratës më të fundit të ambasadorit britanik në Tiranë, Nicholas Canon, bërë pikërisht tri ditë më parë gjatë një seminari në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Canon foli për një klikë në gjyqësorin shqiptar e cila “përdor sistemin e drejtësisë si një biznes fitimprurës duke blerë dhe shitur drejtësi”. Sipas tij bëhet fjalë për rreth 100 persona që siç u shpreh ai “mbajnë peng të ardhmen e një kombi”.

Zyrtarisht 47.63% pjesëmarrja në zgjedhje. 143 mijë qytetarë bojkotuan ofertën politike të 21 Qershorit

Postuar në 28 Qershor, 2015 14:09

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konfirmoi edhe zyrtarisht se zgjedhjet e 21 Qershorit i bojkotuan 143 mijë qytetarë. Pas përfundimit të numërimit edhe të 20 kutive të fundit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, KQZ bëri me dije se në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 morën pjesë në votime 1.606.231 zgjedhës, pra 47.63 % ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, morën pjesë në votime 1.749.278 zgjedhës, pra 53.46%. Nga shifrat rezulton se në firoja e pjesëmarrjes në dy vite është ulur me 143 mijë qytetarë që kanë bojkotuar ofertën politike të 23 Qershorit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme