Lajme

Veliaj flet për projektet: Konkurs të ri për qendrën, do kthej stacionin e trenit dhe do heq tregtarët e rrugës

Postuar në 02 Korrik, 2015 03:36

Në një reportazh për “A1 Report”, realizuar nga gazetari Carlo Bonino, kreu i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se ato që tha gjatë fushatës nuk do jenë thjesht premtime elektorale, por angazhime konkrete që do synojë t’i bëjë realitet gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i kryeqytetit. Ai ka konfirmuar projektet e tij për Bulevardin e ri sipas projektit fillestar, kthimin e stacionit të trenit brenda qytetit, krijimin e tri terminaleve të autobusëve të rretheve, dyfishim të linjave të autobusëve, realizimin e një studimi për qendrën e Tiranës.

Shkurtohen 6.200 punonjës. Cani “mbyll” llogaritë me njësitë e qeverisjes vendore që shkrihen

Postuar në 02 Korrik, 2015 02:47

“Gazeta Shqiptare” thotë se ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka firmosur një urdhrin për mbylljen e llogarive të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen nga reforma territoriale. E për rrjedhojë, rreth 6200 persona mbeten pa punë dhe buxhetit të shtetit i kursehen rreth 6 miliardë lekë. Sipas “Gazeta Shqiptare” të larguar nga puna janë 4900 këshilltarë, të cilët paguheshin me 10% të pagës së kryetarit të Njësisë së Qeverisjes Vendore dhe rreth 1250 punonjës administrate.

Guvernatori thotë se Bankat nuk mund të zhvendosin kapitale në Greqi, masë ndaj zhvillimeve negative

Postuar në 02 Korrik, 2015 00:02

Banka e Shqipërisë ju ka ndaluar bankave shqiptare të zhvendosin kapitale drejt Greqisë, si një masë parandaluese në përgjigje të zhvillimeve negative të muajve të fundit. Në “Tv Scan”, Guvernatori Gent Sejko, tha se ekspozimet e sistemit bankar në Greqi janë në vlera të papërfillshme, ndaj bankat shqiptare nuk do të kenë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga çfarë ndodh në vendin fqinj. Nga ana tjetër, sipas Guvernatorit, megjithatë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë do të ndikohen ndjeshëm nga situata ekonomike në Greqi.

Princi saudit bin Talal, deklaron se do të dhurojë pasurinë e tij prej 32 miliardë dollarësh për bamirësi

Postuar në 01 Korrik, 2015 19:26

Princi saudit Alwaleed bin Talal ka deklaruar se do të japë për bamirësi 32 miliardë dollarë. Kjo është e gjithë pasuria e tij. Prince Alwaleed është 60 vjeç dhe hyn te njerëzit më të pasur në botë. Deklarimin bin Talal e ka bërë në muajin e Ramazanit, ku edhe myslimanët duhet të japin diçka për bamirësi. Princi thotë se është frymëzuar nga Fondacioni “Gates” dhe se përmes këtij donacioni synohet të përmirësohet mirëkuptimi mes kulturave, të rritet roli i femrës, apo të lehtësohen pasojat e katastrofave natyrore. Donacioni do të jepet në disa vite dhe do të mbikëqyret nga një bord.

Videolajm/ Arrestim në Tiranë. I ndaluari mbahet me minuta të tëra i shtrirë në rrugë

Postuar në 01 Korrik, 2015 16:03

Referendumi i Greqisë, apeli i ministrit grek të Financave: “Qëndrimi i Greqisë në Euro dhe BE, i panegociueshëm. Thoni “jo” që të rinegociojmë borxhin. Kreditorët po shantazhojnë”

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:54

Në Greqi do të vendosë referendumi. Vazhdimi i negociatave ose jo, do të zgjidhet pas votës së qytetarëve grekë. Kryeministri i vendit, Alexis Tsipras dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë apeluar për një “jo” nga grekët. Ministri i Financave ka publikuar në blogun e vet, gjashtë arsye se përse qytetarët e vendit fqinj, duhet të refuzojnë ulltimatumin që ka burim Gjermaninë:

Vlerësimi ndryshe i Dules për zgjedhjet: Dy hapa para dhe 3 mbrapa

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:22

Edhe Vangjel Dule ankohet për standardin e zgjedhjeve. Madje përpara se të bëjë analizën e premtuar të humbjes kudo ku garoi. Dule është takuar me përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Andreë Bruce. Ja vlerësimi i kreut të PBDNj-së për zgjedhjet: “Këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach.

Jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:01

Diçka po ndodh në Drejtorinë e Tatimeve. Mosrealizimet e publikuara taniëm zyrtarisht janë një problem që kërkon zgjidhje. Por po sjell edhe reagime. Të paktën kështu raporton “Newsbomb.al” sipas të cilit, drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi, ka dhënë dorëheqjen, me anë të një letre drejtuar drejtoreshës, Brisida Shehaj. Vetë Prençi sqaron në "Facebook": “Komentet janë të tepërta. Dorëheqjen time e konsideroj akt normal ligjor, moral dhe administrativ”.

Status i turbullt i Erjon Braçes në “Facebook”. Lulzim Basha shpallet kriminel, pis, keqbërës, i një mijë e një bëmave. Por të cilit “shqiptarët i dhanë 1 milion thupra...bythkave!”

Postuar në 01 Korrik, 2015 12:48

“Facebook” është një krijim që solli fat për shumëkënd që merret me politikë në Shqipëri. U dha shumë prej politikanëve, apo atyre që merren me politikë, mundësinë që të “jenë lajm” në një mënyrë që kërkon vetëm aftësi provokuese. Dhe kjo arrihet shpejt: shaj, thuaj gjëra “jashtë protokollit”, ndonjëherë posto ndonjë foto dhe me siguri që u lexove. Rast emblematik është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, një fejsbukist qëndrestar. Braçe ka qenë për shumë kohësh drejtues i gazetës “Zëri i Popullit”, por kur në krye të PS-së erdhi Edi Rama, e hoqi.

Edi Rama shpall objektivin e ri: PS-ja me 150 mijë anëtarë

Postuar në 01 Korrik, 2015 09:46

Gazeta “Tema” raprton se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentare të Partisë Socialiste, kryetari i saj, Edi Rama, ka deklaruar se objektiv mbetet zgjerimi i radhëve të saj deri në 150 mijë anëtarë realë. Në fillim të karrierës së vet partiake, Edi Rama premtoi se do të çonte PS-në në 120 mijë anëtarë. Objektiv që u harrua. Me një llogari të thjeshtuar, objektivi 150 mijë nënkupton që çdo familje votuesi të rregullt të PS-së të ketë një anëtar në parti.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme