Status i turbullt i Erjon Braçes në “Facebook”. Lulzim Basha shpallet kriminel, pis, keqbërës, i një mijë e një bëmave. Por të cilit “shqiptarët i dhanë 1 milion thupra...bythkave!”

Postuar në 01 Korrik, 2015 12:48

“Facebook” është një krijim që solli fat për shumëkënd që merret me politikë në Shqipëri. U dha shumë prej politikanëve, apo atyre që merren me politikë, mundësinë që të “jenë lajm” në një mënyrë që kërkon vetëm aftësi provokuese. Dhe kjo arrihet shpejt: shaj, thuaj gjëra “jashtë protokollit”, ndonjëherë posto ndonjë foto dhe me siguri që u lexove. Rast emblematik është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, një fejsbukist qëndrestar. Braçe ka qenë për shumë kohësh drejtues i gazetës “Zëri i Popullit”, por kur në krye të PS-së erdhi Edi Rama, e hoqi. Dhe me gjasë nuk është vendim pa mençuri. Edi Rama është ndoshta, bashkë me Ben Blushin, njeriu që di të shkruajë politikisht në atë parti, që kur shkruan e di çfarë po thotë. Ndryshe puna me deputetët, të cilëve, përderisa janë në vendimmarrje, nuk mund t’i lejojnë vetes të mallkojnë kundërshtarin, sikur të ishin qytetarë të inatosur në kafene. Por ndodh edhe kështu me Braçen, madje duke çuar përpara në publikim virtual, fjali që shënojnë kundërshti logjike. Kësaj radhe, siç raportojnë mediat, e ka me Lulzim Bashën: “Kriminelë në zgjedhje? Nuk ka kriminel më publik e të mbrojtur me imunitet se Lulzim Basha. Unë nuk kam pikë dyshimi që Lulzim Basha është një keqbërës ordiner në këtë vend. Të gjithë e tregojnë si dembel, të paaftë, madje shumë kush thotë se ai nuk di të bëjë ndonjë punë. Mashtrues po ashtu. Por është më shumë se kaq, është një keqbërës me pushtet që kudo ku ka shërbyer, ka konsumuar krime. Nuk ka kriminel më publik se Lulzim Basha, hajdut banal, nën akuzë i pagjykuar ende për punë imuniteti, vrasës barbar kundërshtarësh politikë e njerëzish të zakonshëm, nën akuzë dhe ende i pahetuar, tradhtar model i këtij vendi, kur me një firmë fali territore shqiptare, nën akuzë dhe ende i pahetuar”, shkruan Braçe. Një gjuhë që ia kalon asaj të Sali Berishës. E që na e shfaq Lulzim Bashën si një politikan të bëmave të kobshme, që shëtit dhe jeton i lumtur në pushtetin e socialistëve. Mirëpo si mundet që këtij zullumqari të pashoq, të thuash se në zgjedhje “shqiptarët i dhanë 1 milion thupra bythkave!!!”(http://www.gazetatema.net/ëeb/2015/07/01/lul-nuk-ke-alibi-shqiptaret-te-dhane-ne-menyre-shembullore-nje-milione-thupra-bythkave/). Gjithë ky kriminel dhe paska b...ka? Kështu shkruan z. Braçe, që u flet shqiptarëve në Facebook, me ato fjalë që shumë prej tyre i janë qarë atij dhe kryetarit të tij, për Sali Berishën, Jozefina Topallin, apo edhe Lulzim Bashën, për vite me radhë. Njerëzit e zakonshëm, këtë kanë në dorë në demokracinë shqiptare: të flasin, të shajnë kur nuk ka drejtësi dhe të “japin 1 milion thupra bythkave” siç na kujton Erjon Braçe. Po punën tjetër kush e bën? Atë të zbatimit të ligjit? Apo asnjë? Për ngushëllim dhe engledisje, jemi që jemi, i fusim një dorë muhabet me deputetët në FCB, se thuprat aty janë.
s.z

Comments

Submitted by Durrsi (not verified) on

Po pse cfare ka shtuar Erjoni qe Luli nuk e ka bere?

-A vodhi 200 milion euro, dyqind milion, o koooke, euro, euuurooo, jo leke, nga rruga e kombit? Prokuroria e vertetoi vjedhjen, dhe ja dergoi gjykates. Gjykata e dini cfare pergjigje ktheu. Mund ti kete vjedhur, por ju e keni sjelle me vonese ceshtjen per gjykim. Dhe nuk u gjykua qe te hidhte poshte fajin. Pra mbeti i fajshem i pagjykuar.

2- A nuk ishte Luli minister e brendshem kur vrau ne bulevard kater qytetare te pafajshem dhe plagosi dhjetra te tjere, midis te cileve edhe gazetare? Dhe ky gazetar sot ka mare azil politik ne Belgjike. I vetmi shqiptar qe mer azil politik qe nga viti 2000. Nen regjimin e Lul Berishes.

3- Po negociatat per faljen e detit Greqise kush i drejtoi dhe kush e firmosi traktatin? A e firmosi Luli kur ishte minister i jashtem. Kete traktat a e hodhi poshte gjykata kushtetuese. A quhet tradhetar ai qe i fal pjese teritori te atdheut te tij nje shteti tjeter? A meriton denimin me varje ne litar?

Cfare ka shtuar Bracja, pra? Nese keto qe ka bere Luli, do ti kishte bere Rama, cfare do te ishte dhe cfare do te kishte thene e bere Berisha???

Ja pra, pse gjithmone shqiptaret, me vote dhe ne menyre te heshtur do ta refuzojne gjithmone Bashen si kriminel dhe si tradhetar. I tille do te mbahet mend nga historia.

Submitted by Arben (not verified) on

Uhhhhh.. sa fjalor te bukur dhe edukues ka ky Erjon Bracja..!    Nder per PS, Shqiperine... ! Si nuk ka edhe shume te tjere si ky ne mazhorance .. te vjen keq! Motiv do ishin per brezat e rinj ... ne nje shoqeri pluraliste dhe demokratike sic eshte kjo e jona!

Submitted by Besmir (not verified) on

Njerez si erioni, siç rrine vete te palare, ashtu edhe e ndohtin jeten politike ne Shqiperi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.