Jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:01

Diçka po ndodh në Drejtorinë e Tatimeve. Mosrealizimet e publikuara taniëm zyrtarisht janë një problem që kërkon zgjidhje. Por po sjell edhe reagime. Të paktën kështu raporton “Newsbomb.al” sipas të cilit, drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi, ka dhënë dorëheqjen, me anë të një letre drejtuar drejtoreshës, Brisida Shehaj. Vetë Prençi sqaron në "Facebook": “Komentet janë të tepërta. Dorëheqjen time e konsideroj akt normal ligjor, moral dhe administrativ”. Drejtoria e Tatimeve është ndër njësitë me bilancin më negativ të punësv por njësoj si në dogana, deri më tani asnjë masë administrative nuk është marrë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.