Lajme

Avokati i vëllezërve Aliko: “Nuk provohet që ata janë autorë të vrasjes”. Keqtrajtimi nga policia? “Situatë e kuptueshme”

Postuar në 01 Korrik, 2015 07:24

Nuk kanë të sosur të papriturat në procesin për Lazaratin. Pak ditë më parë i ati i vëllezërve Aliko, të akzuar si autorë të varsjes së efektit Ibrahim Basha, deklaronte se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një laj shumë i keq ky, po të kemi parasysh se dy vëllezërit u dorëzuan. Pra policia u rruajti bishtin, nëse shprehemi me fjalë të tjera. Pse vallë të ushtrohet dhunë? Një përgjigje e ka vetë avokati i tyre, Neshat Fana, sipas të cilit ky ka qenë një moment shfryrjeje nga ana e policëve që ishin lodhur katër ditë dhe u ishte vrarë një shok. “Policia ka qenë 5 ditë në kërkim të tyre.

Kriminalizimi i politikës dhe shtetit në Kosovë, Jusuf Buxhovi: “Ndërkombëtarët të na ndihmojnë të çlirohemi nga “çlirimtarët” tanë”

Postuar në 01 Korrik, 2015 05:57

Bashkë me “heronjtë” e luftës erdhi edhe fara e heronjve të fortë të shtetit. Kriminalizimi i politikës është problem i madh edhe në Kosovë, një vend i cili së fundmi përballet me sfidën e Gjykatës Speciale, që do të shqyrtojë krimet e presupozuara të luftës. Jusuf Buxhp i mendon se ajo që prodhoi lufta e vitit 1999 për shtetin e ardhshëm, këkron sërish ndërhyrje ndërkombëtare.

Arrestohet "terroristi" nga Lushnja. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:31

Baki Çoku  40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit. Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali. Familjarët e tij thanë se Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin e tij që ndodhet në Siri prej shtatorit të vitit të kaluar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri.

"Po jetojmë anti-Europën”

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:22

“Po jetojmë anti-Europën”. Kështu shkruan në një opinion të vetin në revistën gjermane “Der Spiegel” Dirk Kurbjuweit. Sipas tij "tashmë të gjithë janë të lodhur". Politikanët, mediat, njerëzit, institucionet demokracia. Gjithçka që u premtua me Europën e Bashkuar është sot në pikëpyetje dhe është përgënjeshtruar nga realiteti: u premtua rritje e përbashkët, kemi konkurencë për progres, u premtua zhdukja e nacionalizmit, po vihet re rinacionalizimi në frymë, madje edhe shovinizmi. U premtua pajtimi me historinë, ajo sërish shfaqet si armë populzmi.

Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi: opozita malazeze propozon kufirin e 1913-ës. Kosova propozon ndarjen sipas Kushtetutës së 1974-ës

Postuar në 01 Korrik, 2015 03:39

Në Mal të Zi kanë lindur debate për demarkacionin e kufirit me Kosovën, “Koha Ditore” referon gazetën “Blic” të Beogradit, teksa raporton se në Këshillin për Politike të Jashtme të Malit të Zi, deputeti i partisë opozitare, Fronti Demokratik, Milan Knezheviç, ka deklaruar se do të “propozojë një rezolutë sipas së cilës kufiri mes Malit të Zi dhe Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi”.

Gazeta "Shekulli", kritika për Drejtoreshën e Tatimeve. Edhe ish-presidenti Moisu shumë i shqetësuar për mosrealizimin e të ardhurave në Tatime

Postuar në 01 Korrik, 2015 03:39

Me të njëjtin  model që dikur paralajmërohej shkarkimi ose lëvizja e drejtorëve të shtetit në kohën e komunizmit, edhe gazeta e botuesit dhe deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, kritikon ata drejtues të administratës që nuk po e bëjnë punën mirë dhe që nuk kanë realizuar planin. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë ish-Presidentit Moisiu ku ndër të tjera e ka pyetur edhe për ato gjëra që duhen korrigjuar në qeverisjen e tanishme.

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë flet për ngjarjet e ambasadave në 2 korrik '90: Të parët hyn te “grekja”, pastaj te “italiania”. Unë hapa dyert edhe pse një kamion rrëzoi murrin me forcë

Postuar në 30 Qershor, 2015 23:41

Në intervistë me DW Prof. Dr. Werner Daum, ish-ambasadori ad interim i Gjermanisë në Shqipëri (1987-1990), flet për hapjen e ambasadës më 2 korrik 1990, periudhën e ndryshimit dhe raportin e veçantë me Shqipërinë. Në kujtimet e tij Daum thotë: “Refugjatët e parë hynë në ambasadën greke, ata ishin shqiptarë të etnisë greke, që flisnin greqisht, nja njëzet të rinj, që shpresonin se në këtë mënyrë do të iknin nga vendi për të gjetur një të ardhme jashtë Shqipërisë.

Kriza e humbjes në PD, ish bodigardi Izet Haxhia këshillon nga larg: Demokratë, largoni Berishën...

Postuar në 30 Qershor, 2015 16:10

Edhe Izet Haxhia, ish truproja i presidentit dhe kreut të PD-së Sali Berisha, ka diçka për të thënë pas rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit. Përmes një reagimi të gjatë të botuar nga gazeta Dita, Haxhia shkruan nga Turqia se “PD duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj 25 vjeçare, me gabimet, dështimet, falimentimin e shtetit, kthimin e saj në një parti shtet, në një parti militare që shperndante armë për militantët e saj për të vrarë “vëllezërit opozitarë” të 92-shit, të cilët në vitin 1997 na u bënë rebelë komunistë!”

Kosovë, shifra tronditëse papunësie jep Agjencia e Statistikave: Mbi 35% në total, 61% mes të rinjve

Postuar në 30 Qershor, 2015 13:21

Kosova vuan nga një shkallë e rëndë papunësie, diçka e pranuar edhe nga qeveria, por shifrat e Agjencisë së Statistikave japin një panoramë vërtetë tronditës. Kështu, shkalla mesatare  e papunësisë në vend është 35.3 për qind për vitin 2014. Por papunësia në total është shumë më e lartë për femrat, rreth 42 për qind. Sipas matjeve të ASK-së, papunësia te të rinjtë, mes personave të moshës 15-24 vjeçare është 61 për qind. Tek femrat e reja është më e larta me 71.7 për qind, sesa te të rinjtë meshkuj me 56.2%.

a.j

Cipras bën propozimin e fundit para skadimit të afatit: Borxh i ri 29 mld euro për ristrukturimin e borxhit ekzistues

Postuar në 30 Qershor, 2015 11:38

Ndërsa pritet të fillojë në orën 19.00 një konferencë telefonike e ministrave të Financës së Eurozonës për të diskutuar propozimet e reja të Greqisë për zgjidhjen e krizës së borxheve, kryeministri Cipras ka hedhur në tavolinë një marrëveshje dy-vjeçare brenda euros për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (ESM). Kërkesa, që synon të shmangë pasojat e skadimit të afatit të pagesave në mesnatë, parashikon që ky institucion të mbulojë plotësisht nevojat financiare dhe ristrukturimin e borxhit. Cipras kërkon një borxh të ri prej 29 miliardë dollarësh deri në vitin 2017.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme