Kriminalizimi i politikës dhe shtetit në Kosovë, Jusuf Buxhovi: “Ndërkombëtarët të na ndihmojnë të çlirohemi nga “çlirimtarët” tanë”

Postuar në 01 Korrik, 2015 05:57

Bashkë me “heronjtë” e luftës erdhi edhe fara e heronjve të fortë të shtetit. Kriminalizimi i politikës është problem i madh edhe në Kosovë, një vend i cili së fundmi përballet me sfidën e Gjykatës Speciale, që do të shqyrtojë krimet e presupozuara të luftës. Jusuf Buxhp i mendon se ajo që prodhoi lufta e vitit 1999 për shtetin e ardhshëm, këkron sërish ndërhyrje ndërkombëtare. “Edhe pse disa mekanizma ndërkombëtarë (UNMIKU, KFORI dhe pjesërisht EULEX) nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e dështimit të gjyqësorit si dhe faktorizimit të "krahut të luftës" për nevoja të caktuara, prapë se prapë, dekontaminimi i politikës nga rrjeti i strukturave të saj kriminale (ato të paramilitarizimit politik nga radhët e të ashtuquajturve Veteranë të luftës dhe shoqatave të ngjashme), kërkon ndërhyrje radikale ndërkombëtare! Andaj, ata që dje na ndihmuan të çlirohemi nga pushtimi serb, sot duhet të na ndihmojnë të çlirohemi "nga çlirimtarët" tanë dhe e keqja e tyre!”, është shprehur Buxhovi.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/buxhovi-ata-qe-na-cliruan...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.