Gazeta "Shekulli", kritika për Drejtoreshën e Tatimeve. Edhe ish-presidenti Moisu shumë i shqetësuar për mosrealizimin e të ardhurave në Tatime

Postuar në 01 Korrik, 2015 03:39

Me të njëjtin  model që dikur paralajmërohej shkarkimi ose lëvizja e drejtorëve të shtetit në kohën e komunizmit, edhe gazeta e botuesit dhe deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, kritikon ata drejtues të administratës që nuk po e bëjnë punën mirë dhe që nuk kanë realizuar planin. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë ish-Presidentit Moisiu ku ndër të tjera e ka pyetur edhe për ato gjëra që duhen korrigjuar në qeverisjen e tanishme. Ish-presidenti është ndalur më së shumti tek puna e dobët për mbledhjen e tatimeve, çka sipas tij ngarkon me përgjegjesi drejtuesit e Drejtorisë së Tatimeve.  “Fakti që akoma ka korrupsion përgjegjësinë kryesore e ka aparati, administrata. Fakti që nuk po grumbullohen të ardhurat tregon që politika e tatimeve dhe njerëzit e ngarkuar me këto detyra nuk janë në rregull, se administrate që merret me problem tatimore nuk po realizon si duhet detyrat e saj. Janë miliona euro që nuk I grumbullon dot shteti. Shkon në mjaft lokale të shërbimeve të ndryshme, nuk të jep njeri faturë tatimore, ke shtëpi që janë dhënë me qera dhe nuk oaguan njëri taksa, ke problemet me turizmin, shtëpitë jepen me qera dhe gjatë kësaj kohe nuk paguhet asnjë lloj tatimi, madje dhe hotelet bëjnë evasion. Njerëzit e ngarkuar me këtë punë duhet të vrasin mendjen më shumë për këto problem, boll me parade tam-tamesh”-shprehet Moisiu. Që tatimet kanë çaluar  këtë e kanë treguar edhe shifrat e dy tremujorëve, por që  ish-presidenti Moisiu të jetë I informuar në detaje për taksat dhe evazionin nga puna e dobët e tatimeve këtë mund ta zbulojë vetëm gazeta “Shekulli”. Bletët e arta të zgjdhura nga kryeministri në krye të doganeve dhe tatimeve nuk sollën ndryshimin e madh që u tha se do bëhej realitet pas largimit të “barkmëdhenjve” nga këto poste, duke zhgënjyer me performancën e tyre që gjithsesi ka detyruar Ministrinë e Financave  të pranojë se nga auditi në këto institucione nuk ka dhe shifra aq shqetësuese.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.