"Po jetojmë anti-Europën”

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:22

“Po jetojmë anti-Europën”. Kështu shkruan në një opinion të vetin në revistën gjermane “Der Spiegel” Dirk Kurbjuweit. Sipas tij "tashmë të gjithë janë të lodhur". Politikanët, mediat, njerëzit, institucionet demokracia. Gjithçka që u premtua me Europën e Bashkuar është sot në pikëpyetje dhe është përgënjeshtruar nga realiteti: u premtua rritje e përbashkët, kemi konkurencë për progres, u premtua zhdukja e nacionalizmit, po vihet re rinacionalizimi në frymë, madje edhe shovinizmi. U premtua pajtimi me historinë, ajo sërish shfaqet si armë populzmi. “Nuk është më Europa që premtuan brezi i themeluesve-njerëz si Robert Schuman, Kontad Adenauer, Helmut Kohl dhe Francois Miterrand. Është thuajse e kundërta. Çfarë po jetojmë sot është anti-Europa”, shkruan Kurbjuëeit. Opinioni i tij, e me gjasë ajo çfarë mbetet, është ose dalja e Greqisë, ose shkurtimi i përmasës së borxhit. Kjo e dyta do të duhet të ishte alternativë, pasi edhe pse sjell pasoja të mëdha, do të hapte rrugën e një fillimi të ri. “Ideja e admirueshme e Europës së Bashkuar nuk mund të lejohet të shkatërrohet nga kriza greke”, shkruan opinionisti i “DS”.
http://www.spiegel.de/international/europe/spiegel-commentar...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.