Lajme

Ngjela thotë se socialistët nuk falin dhe se ata hoqën Nanon kur takoi Berishën e po kështu vepruan me Metën që i la 4 vite jashtë pushtetit. Ngjela mendon se dhe Basha se ka të gjatë në krye të PD-së

Postuar në 30 Qershor, 2015 01:11

Spartak Ngjela është njëri prej politikanëve, që para zgjedhjeve vlerësoi si pikë të dobët të koalicionit të majtë LSI-në, për të cilën po në studion e “Shqip” të moderuar nga Rudina Xhunga do të deklaronte para zgjedhjeve se do të humbte në pjesën më të madhe të bashkive ku kandidonte. “PS është një parti me parime dhe nuk e pranon bashkëpunimin me Sali Berishën. Kur ata lanë Nanon, që bëri një gabim të vogël, që takoi Saliun në momentet që do rrëzohej. E kanë parim, dhe Metën, nuk mund ta pranojnë që i la 4 vite jashtë pushtetit. Të jemi realistë për këtë.

Estrada e radhës në Komisionin e Ligjeve. M. e Transporteve përfaqësohet me një inxhinier. Fino ikën nga mbledhja, Xhafaj, përfaqësuesve të ministrisë: “Kur të vini këtu vishni ndonjë xhaketë”

Postuar në 29 Qershor, 2015 17:25

Dje Komisioni Parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debate që çuan deri në largimin e Bashkim Finos nga mbledhja. Shkak u bë përfaqësimi i ulët, me një specialist-inxhinier, i Ministrisë së Transporteve, e cila kishte njoftuar se do të përfaqësohej me një drejtor. Kjo mungesë serioziteti, nëse mund të flitet për një gjë të tillë te qeveria aktuale, ka rënë në sy edhe të kreut të Komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili qëkurse ka marrë këtë detyrë po përballet me një karagjozllëk që nuk është parë ndonjëherë në Parlament. Dhe ja debati, siç e përcjell gazeta “Mapo”:

Berisha është i bindur: Arben Frrokun e liroi Rama pasi i shërbeu në zgjedhje. Tani ndodhet në Kubë

Postuar në 29 Qershor, 2015 17:01

Pafajësia në Shkallën e Parë dhe fajësia absolute me dënim të përjetshëm në Apel për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, tingëllon si konspiracion për largimin e tij nga vendi edhe pa akuzat e opozitës së djathtë. Por ish kryeministri Berisha është shumë konkret në akuzën e tij: “Kryeministri Rama e ka nisur Arben Frrokun në Kubë”. Prej nga, kuptohet, nuk mund ë ekstradohet. Komenti i plotë Berishës në fb:

Ambasadori rus në Tiranë: “Shqipëria mund të përfitojë nga gazsjellësi “Rryma Turke”. Gazprom do ta shqyrtonte me vëmendje interesimin e Shqipërisë”

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:49

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight” në “Ora-News”. Karpushin ka folur për lidhjet mes të dyja vendeve, për qëndrimet e Rusisë për situatën në Ballkan, për raportet me Greqinë dhe BE-në. Karpushin ka pohuar se furnizuesi kryesor rus i gazit, Gazprom, do të ishte i interesuar nëse nga pala shqiptare do të shprehej interes për përfshirje në rrjetin e gazjellësit Rryma Turke, e cila zëvendësoi Rrymën Jugore.

LSI nis zëvendësimin e drejtorëve në Lezhë si përgjegjës për humbjen e Viktor Tushajt. Edhe Mimi Kodheli u kërkon drejtorëve të PS të japin dorëheqjen

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:41

Pas rezultatit zhgënjyes në bashkinë e Lezhës kanë nisur dorëheqjet e detyruara të funksionarëve të LSI-së në administratën publike. Tv Klan raporton se  humbja në 21 qershor në këtë bashki u ka kushtuar karriget disa drejtorëve të LSI-së. Mesjavën e kaluar atyre u është kërkuar të japin dorëheqjen dhe të largohen pas performancës zhgënjyese që mori kandidati i majtë në bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj. Kërkesa u është drejtuar të enjten dhe të premten ka ardhur reagimi i parë nga drejtori i Bordit të Kullimit. Edhe fillimi i javës nuk ka qenë i qetë për drejtorët e LSI-së.

J.Topalli “humbet sërish” Shkodrën. PD-ja lokale i kundërvihet pas kritikave të saj për Bashën

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:35

Peshorja e ndikimit të djathtë në Shkodër ka ndryshuar personazhe, dhe këtë tashmë duhet ta ketë kuptuar edhe Jozefina Topalli. Dy ditë më parë, ish nënkryetarja e PD-së do të sulmonte pa e përmendur me emër, Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor për disfatën e së djathtës në këto zgjedhje. Por Topallit i është përgjigjur kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çoba, dikur një protege i saj. Çoba e ka cilësuar Jozefina Topallin si “Ambasadore shëtitëse” të Razmës (pika turistike ku aludohet se Topalli ka investime).

Pirro Dhimës i vjen në ndihmë e kaluara për të zgjedhur mes demokracisë dhe bukës: Mos e shqiptarizoni Greqinë, thoni “po” propozimeve të kreditorëve

Postuar në 29 Qershor, 2015 11:54

Sipas Pirro Dhimës eksperienca e tij jetësore mund t’u vlejë grekëve për të refuzuar qeverinë e Aleksis Cipras në vendimin për të kundërshtuar planin e kreditorëve ndërkombëtarë. Në një postim në facebook, kampioni olimpik nga Himara ka hequr një paralele mes asaj që mund të ndodhë nëse Greqia del nga euro dhe Shqipërisë komuniste. Ai beson se demokracia ekziston përderisa ai është I lirë të thotë atë që mendon, por i bën thirrje shoqërisë greke të mos shqiptarizohet dhe të mos përjetojë kohën e tollonave dhe kuponave që ai vetë i ka jetuar gjatë kohës kur u rrit në Shqipëri.

Arben Frroku merr burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, por dënimi real duket se është “arrati e përjetshme”

Postuar në 29 Qershor, 2015 10:27

Apeli përmbys vendimin e shkallës së parë dhe dënon Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me burgim të përjetshëm. Por duke përfituar nga pafajësia që dha gjykata e shkallës së ulët, tashmë Frroku figuron i larguar në drejtim të paditur. A ishte kjo përmbysje vendimesh një mënyrë për t’i dhënë mundësi atij të dilte nga burgu dhe më tej të largohej nga Shqipëria? Faktikisht, Arben Frroku është ndaluar në 20 qershor nga policia malazeze në kufi me Kroacinë dhe është mbajtur për rreth 5 orë derisa të verifikohej nëse ishte në kërkim.

Në përfundim të numërimit: Basha vs. Berisha

Postuar në 29 Qershor, 2015 09:19

Në përfundim të numërimit të votave të 21 qershorit, rezulton se kandidatët për bashkiakë të përzgjedhur nga Basha morën 670 mijë vota. Dy vjet më parë, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni APMI mori  680 mijë vota.  Pra, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte 10 mijë më i madh se i atyre që votuan sivjet për të përzgjedhurit e Bashës në garën për kryebashkiakë.

Përplasja për linjat e trageteve, Haxhinasto shkarkon pas zgjedhjeve drejtorin e portit Vlorë, njëherësh kryetar i PS-së lokale

Postuar në 29 Qershor, 2015 07:36

Drejtori i Portit të Vlorës, kreu i PS-së lokale, Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar nga posti që mbante që prej ardhjes së të majtës në pushtet. Shkarkimi vjen pas një përplasjeje të hapur për linjat e trageteve, ku ai akuzohet nga kompania Red Star se ka mbajtur anë, dhe pak javë pasi ai la në det të hapur mbi 200 pasagjerë të tragetit të kësaj kompanie. Kompania e akuzoi Çeloaliajn se po favorizonte një kompani tjetër, duke shkelur ligjin. Për problemet këtë ishte vënë në dijeni edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme