Pirro Dhimës i vjen në ndihmë e kaluara për të zgjedhur mes demokracisë dhe bukës: Mos e shqiptarizoni Greqinë, thoni “po” propozimeve të kreditorëve

Postuar në 29 Qershor, 2015 11:54

Sipas Pirro Dhimës eksperienca e tij jetësore mund t’u vlejë grekëve për të refuzuar qeverinë e Aleksis Cipras në vendimin për të kundërshtuar planin e kreditorëve ndërkombëtarë. Në një postim në facebook, kampioni olimpik nga Himara ka hequr një paralele mes asaj që mund të ndodhë nëse Greqia del nga euro dhe Shqipërisë komuniste. Ai beson se demokracia ekziston përderisa ai është I lirë të thotë atë që mendon, por i bën thirrje shoqërisë greke të mos shqiptarizohet dhe të mos përjetojë kohën e tollonave dhe kuponave që ai vetë i ka jetuar gjatë kohës kur u rrit në Shqipëri.

Ja postimi i kampionit olimpik që ka qenë edhe deputet i PASOK-ut

“Jam kritikuar sepse kam zgjedhur të jem i hapur për ato që besoj (dhe kjo zonja dhe zotërinj është demokracia). Më thanë se jam shqiptar dhe nuk kam të drejtë të flas. Po unë jam rritur në Shqipëri. Dhe nga ajo çfarë ka jetuar atje refuzoj shqiptarizimin  e shoqërisë greke. Refuzoj që fëmijët tanë të rrijnë në radhë për 1 kg djath, 10 vezë apo 60 gram mishë të grirë(ngado që ai vjen), refuzoj të rrimë çdo muaj me 1 kupon në dorë siç ndenjta unë. Refuzoj që fëmijët tanë të rriten me një Enver Hoxha mbi kokën e tyre dhe frikë në shpirt.  Shumica prej jush që më shajnë për tradhëti dhe të tilla ekstremitete nuk e keni jetuar, shpresoj ta fantazoni, por të mos e jetoni kurrë atë që jetova unë”

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Ndjej keqardhje per te gjithe shqiptaret qe kane lene shtetesine e tyre dhe kane mohuar kombesine. Zoti ua shperblen si duhet, sidomos atdhemohuesve.

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Ka nje shqiperim te gabuar te fjales greke &quot;αλβανοποηση&quot;, kuptimi i se ciles nuk eshte &quot;shqiptarizim&quot; por &quot;berje te Greqise me parametrat e Shqiperise&quot;. Sic mund te na ndihmojne edhe gjuhetaret, fjala shqiptarizim dmth qe&nbsp; te sundoje elementi shqiptar -prandaj titulli i artikullit eshte i gabuar.</p><p>Kurse renditja e Pirro Dhimes ne krahun e kreditoreve tregon se forca e muskujve te tij dikur eshte ne shperpjestim te drejte me horizontin e tij politik. Ai mund te ngrere pesha, por jo mendim. Populli grek se bashku me shqiptaret qe kane shtetesine greke do ti thone Jo atij skenari qe Pirrua i thote Po. Pikerisht qe pensionet dhe rrogat te mos behen sa ne Shqiperi dhe ballkan, pikerisht per te qendruar ne Europe, populli do ti thote jo planeve skllaveruse te kreditoreve te cilet e kane kthyer Greqine ne nje koloni borxhi. Dhe ne vend qe te kerkojne ndeshkimin e atyre qe e sollen Greqine ne kete dite, kreditoret duan ti risjellin ne nje qeveri marionete&nbsp; qe te firmose c&#39;te duan ata. <strong>Pirro Dhima ka zgjedhur&nbsp; t&#39;ju sherbeje kreditoreve, pune per te. Ne nuk do ti degjojme kurre thirrjet e tij te shterpeta. <u>Ne do ti themi jo planit te ri skllaverues se bashku me poppullin grek. Ja vlen te luftosh per nje kauze te drejte!&nbsp; </u></strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.