Lajme

Gënjeshtër apo padijeni? M. i Brendshëm deklaroi se Arbjon Aliko ka qenë në Greqi vitin e fundit. Një shkresë e prokurorisë provon të kundërtën

Postuar në 02 Korrik, 2015 20:31

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zbuluar veten duke gënjyer hapur(ose kaq ka patur dijeni, çka sërish është problem më vete) dje gjatë emisionit “Opinion” ku ndër të tjera është folur edhe për ngjarjet e fundit në Lazarat. Tahiri ka qenë përballë katër gazetarëve dhe duhet thënë se është i vetmi(të paktën së fundmi) nga ministrat e kabinetit qeveritar që pranon të përballet me panel gazetarësh. Tahiri ka deklaruar se Arbjon Aliko, që aktualisht akuzohet për vrajsen e efektivit Ibrahim Basha, ka qenë vitin e fundit në Greqi.

Pluralizëm apo Pluripartitizëm? Studiuesi A. Vehbiu shkruan se “PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, janë vazhdim i monizmit punist, trashëguese të filozofisë politike, praktike të PPSH-së”

Postuar në 02 Korrik, 2015 13:55

Ardian Vehbiu trajton në një shkrim, publikuar në blogun “Peizazhe të Fjalës”, çështjen e pluralizmit politik. Pluralizëm i cili si koncept në Shqipëri hyri i shenjuar me një fjalë që i përgjigjet më mirë realitetit: Pluripartitizëm. Meqenëse këto janë procese për të cilat Shqipëria nuk ka se çfarë të bëjë përveçse të ndjekë modelin e aplikuar tanimë në Perëndim, Vehbiu qëndron tek tema e ngurtësimit të pluralizmit në shumësi partish që nuk përfaqësojnë thuajse asgjë në planin e ideve dhe atë social.

Investigimi i “Fiks-Fare” dhe ISHP – Në bar kafe të Tiranës, akulli rezulton i ndotur nga mikrobe të ujërave të zeza

Postuar në 02 Korrik, 2015 13:33

Një investigim i emisionit “Fiks-Fare” ka nxjerrë në dritë problematikën e ujit të ndotur që u shërbehet klientëve në bar kafetë e Tiranës, përmes akullit. “Emisioni investigativ i Top Channel, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror morën mostrat e akullit në disa subjekte private “bar-kafe”, të përzgjedhura rastësisht, Këto të fundit u dërguan më pas për analiza, e pas marrjes së përgjigjeve u konstatua se, në disa subjekte, akulli i marrë ishte i ndotur mikrobiologjikisht.

I. Meta “këshillohet” “me qetësi dhe dashuri” që të heqë dorë nga Vora. S. Minxhozi flet madje edhe për lavdinë e LSI-së: “Vora nuk i shton më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave”

Postuar në 02 Korrik, 2015 12:17

Vijnë këshillat e para që LSI të heqë dorë nga Vora e të festojë “rezultatin spektakolar” që arriti më 21 qershor. Skënder Minxhozi, opinionist që është afër zhvillimeve në PS, shkruan sot një opinion në “Java” përmes të cilit sugjeron se Vora nuk duhet të jetë betejë ligjore dhe politike më. “Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk bëhet më e madhe se ç’është, nëse edhe Vora kalon majtas. Në njollën e madhe ngjyrë mavi që ka pushtuar hartën e sotme politike të vendit, Vora është një pikë e vogël dhe e parëndësishme.

Përfundon ëndrra e LSI për Vorën, “fitoren më të madhe në të gjithë vendin”. KQZ rrëzon kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh

Postuar në 02 Korrik, 2015 09:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë. Kërkesa u rrëzua me katër vota kundër, konkretisht të Lefteri Luzit, Klement Zgurit, Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit. Pro kërkesës kanë votuar anëtarët e majtë në komision, Denar Biba, Gëzim Veleshnja dhe Edlira Jorgaqi. Bie në sy vota e kryetares së KQZ-së, Lefteri Luzi, e cila së fundmi është përfolur nga disa media se ka “ndryshuar krah”, nisur nga fakti se ajo është propozim i PD-së.
s.z

Pas tezës "kush voton PD është budalla" pason teza tjetër, A. Stefani: "Eurodeputetët që mbështesin “autokratin Berisha” kanë interesa korruptive"

Postuar në 02 Korrik, 2015 08:15

Andrea Stefani shkruan sot një shënim te “Dita” ku merret gjatë me mbështetjen ndërkombëtare që disa konservatorë europianë i japin tezave të tij. Stefani del në konkluzionin se kjo mbështetje buron nga korrupsioni. “Enigma që këmbëngul është: Çfarë i bën Grosruck, Dol e të tjerë si Brok, avokatë të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Berishës edhe pse faktet tregonin dhe tregojnë se ai ishte dhe mbetet një autokrat i rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë në Shqipëri? Sado të përpiqesh, një qëndrim i tillë mund të kuptohet vetëm me shkaqe korruptive”, shkruan Stefani.

Zgjedhjet/Patozi: “Ne humbëm me rezultat përvëlues. Por askush nuk fitoi. LSI ishte thithlopa e zgjedhjeve”

Postuar në 02 Korrik, 2015 06:43

Sot në seancë plenare është folur për zgjedhjet e 21 qershorit, për rezultatin, por edhe për problemin. Astrit Patozi, deputet i Partisë Demokratike, ka deklaruar në fjalën e tij se opozita i humbi zgjedhjet, madje me “rezultat përvëlues”, por askush nuk ka fituar. “Mazhoranca nuk po di t’u gëzohet numrave”, tha ai, për të cekur ndër të tjera edhe “dukurinë LSI”, me të cilën po konsumon një përballje gati personale në Vorë. “LSI ishte thithlopa e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht se kryetari i saj bën sikur është merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa.

Presion në rritje mbi Greqinë deri në ditën e referendumit. Nis parashikimi i skenarëve gjeopolitikë që pasojnë një “jo”. 246 profesorë bëjnë thirrje për “po”

Postuar në 02 Korrik, 2015 06:33

Duket se ditët deri në referendumin e Greqisë, janë vendimtare për fqinjin tonë jugor, por me një ndikim të madh edhe në planin europian. Të gjitha palët po bëjnë presion në funksion të opsioneve që mbrojnë, e që do të zgjidhen nga një votë popullore e së djelës. Ish-kryeministri i djathtë, Konstantin Kramanlis deklaroi se do të duhet një “po” për kërkesat e Trojkës, teksa ish-komandanti suprem i Forcave të NATO-në Europë, James Stavridis, shkruan në një artikull në “Foreign Policy” se dalja e Greqisë nga Eurozona, do të ketë pasoja të mëdha.

Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk arrin të zgjedhë drejtorin e ri. As Thoma Gëllçi dhe as Petrit Malaj nuk marrin dot shumicën prej 7 votash

Postuar në 02 Korrik, 2015 06:12

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar nuk arriti as në raundin e dytë që të zgjedhë një drejtor. Në votimin e kryer sot, Thoma Gëllçi mori 6 vota, kurse Petrit Malaj mori 5 vota. Që një kandidat të zgjidhet drejtor nevojiten 7 vota, mirëpo një kuotë të tillë nuk e mori asnjë prej dy kandidatëve as herën e parë, para një jave. Për këtë arsye Këshilli Drejtues ka shtyrë votimin, në të cilën janë paraqitur 16 kandidatura.
s.z

Robelli: “UÇK ka bërë krime, madje me shumicë. Por ato po mbrohen si “krime iliro-pellazge” apo “krime me bekim të Skënderbeut”

Postuar në 02 Korrik, 2015 05:42

Çështja e Gjykatës Speciale, e refuzuar së fundmi në Parlamentin e Kosovës, po krijon kushtet për një debat të gjerë rreth luftës së vitit 1999. Në përgjithësi qëndrimi ndaj luftëtarëve është i tillë që kërkon të mos shohë edhe mangësi, defekte, qëllime politike, pragmatizëm, por edhe krime. Ndodhi kështu edhe në Kosovë, kur nëse flitet për krime nga UÇK, reagimi ngrihet si akuzë për shërbim ndaj serbëve, ose përbaltje e luftës. Enver Robelli shkruan sot një opinion në “Koha Ditore” ku flet pikërisht për temë, duke vënë gishtin në plagë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme