Pluralizëm apo Pluripartitizëm? Studiuesi A. Vehbiu shkruan se “PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, janë vazhdim i monizmit punist, trashëguese të filozofisë politike, praktike të PPSH-së”

Postuar në 02 Korrik, 2015 13:55

Ardian Vehbiu trajton në një shkrim, publikuar në blogun “Peizazhe të Fjalës”, çështjen e pluralizmit politik. Pluralizëm i cili si koncept në Shqipëri hyri i shenjuar me një fjalë që i përgjigjet më mirë realitetit: Pluripartitizëm. Meqenëse këto janë procese për të cilat Shqipëria nuk ka se çfarë të bëjë përveçse të ndjekë modelin e aplikuar tanimë në Perëndim, Vehbiu qëndron tek tema e ngurtësimit të pluralizmit në shumësi partish që nuk përfaqësojnë thuajse asgjë në planin e ideve dhe atë social. “Në Perëndim partitë politike, me gjithë kritikat që u bëhen ndonjëherë shfarosëse, janë shprehje e dinamikave sociale të shoqërive përkatëse. Përkundrazi, askush nuk mund të thotë se çfarë interesash mbrojnë pikërisht partitë politike të mëdha në Shqipëri: PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja...”, shkruan ai. Në një vështrim diakronik, këto tri subjekte janë vetëm një shprehje e copëzuar e PPSH-së, projeksionet e së cilës luftojnë sot për llokmat e Shqipërisë. “Unë besoj se tri partitë e sotme që bëjnë ligjin në jetën politike të Shqipërisë, PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, janë vazhdim i monizmit punist a trashëguese të filozofisë politike praktike të PPSH-së; dhe gjithsesi, pluralizmi që shprehet nëpërmjet diferencave që këto parti kanë mes tyre dhe në konfliktet që ato kanë mes tyre, nuk pasqyron ndonjë pluralizëm social të mirëfilltë dhe as mishëron grupe madhore interesash në shoqërinë shqiptare; prandaj nuk i ndihmon gjë demokracisë si të tillë, sa kohë që u paraqit qytetarëve, dhe zgjedhësve në rast votimesh, alternativa të rreme (pseudo)”, përfundon Vehbiu.
http://peizazhe.com/2015/07/02/pluralizmi-si-perceptim/
s.z

Comments

Submitted by marta-nesh (not verified) on

<p>Cfare ka ndonje gje ne kete shkrim , qe nuk eshte thene deri ne merzi keto dhjetevjecaret e fundit ..?</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Po , e drejte, po kesaj rradhe dhe me ne fund e ka thene gjithollogu b-llogjist (qe bon llogje dmth) Ardian Vehbiu</p>

Submitted by robi (not verified) on

<p>Sa kohe qe populli voton si dele per to, populli i meriton ata qe ka ne qeveri e ne opozite.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.