Zgjedhjet/Patozi: “Ne humbëm me rezultat përvëlues. Por askush nuk fitoi. LSI ishte thithlopa e zgjedhjeve”

Postuar në 02 Korrik, 2015 06:43

Sot në seancë plenare është folur për zgjedhjet e 21 qershorit, për rezultatin, por edhe për problemin. Astrit Patozi, deputet i Partisë Demokratike, ka deklaruar në fjalën e tij se opozita i humbi zgjedhjet, madje me “rezultat përvëlues”, por askush nuk ka fituar. “Mazhoranca nuk po di t’u gëzohet numrave”, tha ai, për të cekur ndër të tjera edhe “dukurinë LSI”, me të cilën po konsumon një përballje gati personale në Vorë. “LSI ishte thithlopa e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht se kryetari i saj bën sikur është merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa. Sepse ajo eshte e specializuara ne kete fushe, ajo ka ekskluzivitetin ne shitblerjen e votes, se ajo ta kthen me shpejt se te gjithe nderin, se pazarit te saj nuk i shpeton asnje nga nivelet e pushtetit, qe nga legjislativi, e deri tek gjyqesori, qe nga institucionet e pavarura, e deri tek pushteti lokal. Shqiperia e sotme po merr trajtat dhe po i pershtatet filozofise se kesaj ndermarrjeje biznesi, qe vetem emrin ka parti politike. Natyrisht, qe per dike kjo eshte merite, te cilen edhe une vete do t’ia njihja, po te kisha parasysh vetem rritjen e numrave te saj”, tha Patozi.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>PD dhe PS mblidhni mendjen. Per te zhdukur kancerin LSI ka vetem nje zgjidhje. Kaperxeni kontradiktat, qe nuk se jane edhe ndonje gje e madhe, beni nje koalicion parlamentar dhe formoni nje qeveri. Pirdheni Ilir Hajdutin nga cdo lloj forumi, pushoni nga puna te gjithe ata qe i ka futur ne pune LSI. Vetem keshtu do te zhduket kjo murtaje e rrezikshme qe po vazhdoi keshtu do te marre ne dore te gjitha levat e vendit. Cdo i punesuar ne shtet do te jete nje LSIst dhe cdo LSIst do te kete nje pune shteti. Eshte vetem ceshtje emrash LSI = Mafie.</p>

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>LSI Sh.p.k.&nbsp; ka kohe qe eshte thithlopa e zgjedhjeve. Cdo here e me shume fiton. Parulla &quot;punesim&quot; pa permendur vende pune qe duhen hapur. E kane kthyer administraten e shtetit si portofol vetjak.</p><p>Nje hibrid midis kancerit dhe gangrenes. Pre te vene kujen!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.