Ngjela thotë se socialistët nuk falin dhe se ata hoqën Nanon kur takoi Berishën e po kështu vepruan me Metën që i la 4 vite jashtë pushtetit. Ngjela mendon se dhe Basha se ka të gjatë në krye të PD-së

Postuar në 30 Qershor, 2015 01:11

Spartak Ngjela është njëri prej politikanëve, që para zgjedhjeve vlerësoi si pikë të dobët të koalicionit të majtë LSI-në, për të cilën po në studion e “Shqip” të moderuar nga Rudina Xhunga do të deklaronte para zgjedhjeve se do të humbte në pjesën më të madhe të bashkive ku kandidonte. “PS është një parti me parime dhe nuk e pranon bashkëpunimin me Sali Berishën. Kur ata lanë Nanon, që bëri një gabim të vogël, që takoi Saliun në momentet që do rrëzohej. E kanë parim, dhe Metën, nuk mund ta pranojnë që i la 4 vite jashtë pushtetit. Të jemi realistë për këtë. Unë mendoja që do humbte edhe disa të tjera, por problemi ishte që për Metën ishte dëmtim ai. Vota politike këtu është vota mazhoritare. Vota tjetër nuk është votë politike. Vota tjetër është votë, e cila mblidhet jashtë politikës”, tha Ngjela. Duke u ndalur tek Pogradeci, Spartak Ngjela deklaroi se po të ishte një kandidat i dalë nga PS, e majta do ta fitonte këtë bashki. Ngjela aludoi për një largim të Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. “Nuk ma ha mendja që PD të mbetet me këtë lider”, u shpreh ai duke shtuar se Basha është një kryetar i katapultuar në politikën shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.