Berisha është i bindur: Arben Frrokun e liroi Rama pasi i shërbeu në zgjedhje. Tani ndodhet në Kubë

Postuar në 29 Qershor, 2015 17:01

Pafajësia në Shkallën e Parë dhe fajësia absolute me dënim të përjetshëm në Apel për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, tingëllon si konspiracion për largimin e tij nga vendi edhe pa akuzat e opozitës së djathtë. Por ish kryeministri Berisha është shumë konkret në akuzën e tij: “Kryeministri Rama e ka nisur Arben Frrokun në Kubë”. Prej nga, kuptohet, nuk mund ë ekstradohet. Komenti i plotë Berishës në fb:

“Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve. Sot Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese denimin perjete per vrasjen e Komisarit Lame. Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame!”

 

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.