Arrestohet "terroristi" nga Lushnja. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:31

Baki Çoku  40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit. Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali. Familjarët e tij thanë se Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin e tij që ndodhet në Siri prej shtatorit të vitit të kaluar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri. Baki Çoku kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Italia. Prokuroria italiane ka lëshuar urdhërarreste për 10 persona, të cilët po përgatiteshin të niseshin drejt Sirisë, për t’iu bashkuar grupeve terroriste islamike. Mes tyre janë 5 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 kanadez.Operacioni i koduar në shqip “Martesa” u zhvillua në disa qytete italiane si Milano, Bergamo e Groseto.

l.m

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

140 lexime, asnji koment. Kulmi, a thue se nuk jane ketu.

Submitted by a.b's (not verified) on

Akoma ktu je ti?

Po pse mre, me i zgjut se keta 140 veta je ti, qe e bone komentin tat?

Po nuk ka gjo me komentu ktu. Se eshte pacavure-lajm.

E kapen kriminelin e modh tu honger syfyr. Xhihadist tjetri, ... po si jo mre, po fole ne tel me nipin qe e ke ne siri, je terrorrist dhe duhesh plas mren.

yyyyy, rrace e keqe ... as besimtare sje ti, as ateist sje. Je nje miks-mizerje e asgjeje qe vetem vrerin e stomakut nxjerr dhe helmon.

Submitted by Doktori (not verified) on

Italianet kane urdheruar sepse e dine se ne Shqiperi mund te te arrestojne duke abuzuar ligjet.sepse eshte shtet fascist. I bie qe edhe John Mc Cain te arrestohet ne Shqiperi per terrorist pasi eshte puthur ne Siri me terroristet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.