Cipras bën propozimin e fundit para skadimit të afatit: Borxh i ri 29 mld euro për ristrukturimin e borxhit ekzistues

Postuar në 30 Qershor, 2015 11:38

Ndërsa pritet të fillojë në orën 19.00 një konferencë telefonike e ministrave të Financës së Eurozonës për të diskutuar propozimet e reja të Greqisë për zgjidhjen e krizës së borxheve, kryeministri Cipras ka hedhur në tavolinë një marrëveshje dy-vjeçare brenda euros për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (ESM). Kërkesa, që synon të shmangë pasojat e skadimit të afatit të pagesave në mesnatë, parashikon që ky institucion të mbulojë plotësisht nevojat financiare dhe ristrukturimin e borxhit. Cipras kërkon një borxh të ri prej 29 miliardë dollarësh deri në vitin 2017.

Ky borxh do të përdoret për ristrukturimin e borxhit ekzistues, të jashtëm e të brendshëm derisa Greqia të ketë qasje në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndërsa presidenti i KE-së, Zhan-Klod Junker ka bërë këtë ofertë për Greqinë: Athina të pranojë tekstin e propozimeve të kreditorëve, Cipras të bëjë thirrje që populli të përgjigjet me një “po” në referendum, të pranohet një ndryshim i tekstit që lidhet me TVSH-në e hoteleve dhe nëse këto kushte pranohen, të thirret mbledhje urgjente e Eurogrupit. Ndërsa kryeministri italian Renzi ka sqaruar se referendumi grek nuk është një konkurs pëlqimi për Ciprasin apo Juncker-in. “Jo, do të votohet qëndrimi ose jo në eurozonë”, tha Renzi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.