Avokati i vëllezërve Aliko: “Nuk provohet që ata janë autorë të vrasjes”. Keqtrajtimi nga policia? “Situatë e kuptueshme”

Postuar në 01 Korrik, 2015 07:24

Nuk kanë të sosur të papriturat në procesin për Lazaratin. Pak ditë më parë i ati i vëllezërve Aliko, të akzuar si autorë të varsjes së efektit Ibrahim Basha, deklaronte se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një laj shumë i keq ky, po të kemi parasysh se dy vëllezërit u dorëzuan. Pra policia u rruajti bishtin, nëse shprehemi me fjalë të tjera. Pse vallë të ushtrohet dhunë? Një përgjigje e ka vetë avokati i tyre, Neshat Fana, sipas të cilit ky ka qenë një moment shfryrjeje nga ana e policëve që ishin lodhur katër ditë dhe u ishte vrarë një shok. “Policia ka qenë 5 ditë në kërkim të tyre. Kur i kanë kapur ka patur një kontakt dhe një shfryrje nga ana e forcave të policisë, që është e kuptueshme”, u shpreh ai. Ja që ndodh edhe kështu: unë të mbroj të mos mbetesh brenda, po drurin e kishe hak. Këto duket sikur na thotë zoti avokat në sinqeritetin e tij. Përndryshe, dy vëllezërit, pavarësisht se çfarë kanë bërë, kanë të drejtën e akuzës ndaj policisë. E cila meqë ra fjala, momentin e arrestimit pas dorëzimit e ka dokumentuar me një video. Një video që u shpërnda për efekt propagandisitik nga Ministria e Brendshme. Me të mbaruar spoti publicitar ka kërcitur kërrbaçi. E teksa avokati shton mandej se dy vëllezërit nuk janë fajtorë për vrasjen, se ata sipas tij nuk dokumentohet të kenë qëlluar mbi Ibrahim Bashën, apo se janë me dhjetëra të dyshuar, pyetja që i duhet bërë zotërisë është: po pse vallë e justifikon drurin? Duket se edhe kësaj radhe pushteti ia ka dalë që të ngarkojë opinionin me klimë hakmarrëse, aq nëpër media qarkullonin edhe kapjet psikologjike, të konvertuara në lajm të sigurtë: “Fytyra e Arbion Alikos flet vetë”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.