Kriza e humbjes në PD, ish bodigardi Izet Haxhia këshillon nga larg: Demokratë, largoni Berishën...

Postuar në 30 Qershor, 2015 16:10

Edhe Izet Haxhia, ish truproja i presidentit dhe kreut të PD-së Sali Berisha, ka diçka për të thënë pas rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit. Përmes një reagimi të gjatë të botuar nga gazeta Dita, Haxhia shkruan nga Turqia se “PD duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj 25 vjeçare, me gabimet, dështimet, falimentimin e shtetit, kthimin e saj në një parti shtet, në një parti militare që shperndante armë për militantët e saj për të vrarë “vëllezërit opozitarë” të 92-shit, të cilët në vitin 1997 na u bënë rebelë komunistë!”

Përmes një mea culpa të përsëritur edhe për veten, për dhunën që ka ushtruar si dorë e zgjatur e Berishës, Haxhia bën një historik të shkurtër të themelimit, marifeteve për caktimin kryetar të Berishës dhe të figurave të PD-së, dhe konstaton se PD e sotme është “Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë…”.

“Si të mos jetë e suksesshme partia ime me këto kuadro të artë që ka sot në drejtim? Me Zhozin, Ristanin, Bumçin, Mulin, Rulin e Tritanin e përjetshëm, gjeneral Imamin e Kaçin që dikur donte të na vriste të gjithve në demokratëve, por hoqi dorë se nuk pranuan t’ia strehonin familjen në Skrapar”. Në fund ai fton anëtarësinë që i dhimbset partia, të largojë urgjentisht Berishën.

Duket se publiciteti i rigjetur për shkak të denoncimit të bëmave të ish shefit të vet, e ka bindur Haxhinë se demokratët do ta dëgjojnë.

 

Re.pu

Comments

Submitted by vali (not verified) on

<p>Vetem ne Shqiperi ndodh qe kriminelet flasin ne gazeta, zgjidhen ne qeveri parlament- Ata zene dhe faqet e shtypit. Ky klani Rames gropen vetes po i ben- Se po e kthejne shqiperine ne Kolumbine e Eskobarit</p>

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; Po ju keni rrjedhur nga trute komplet, ose jeni blere ne ate fare feje qe peshtyni mbi veten, hidhni poshte edhe ca gjera racionale qe botoni. PO pse merreni me nje bodyguard? Ai aq tru ka. Nuk ka qene prane Berishes si filozof. Ka qene aty per t&#39;i ruajtur koken. Dhe kaq. Disa here, bile e ka tepruar duke iu futur shqelma &nbsp;dhe grushta turinjve &nbsp;kujt t&#39;ia merrte mendja &nbsp;atij, jo se i pat thene Berisha. Tani ky ben &quot;cubin&quot;, megjithse nje gjykate e ka denuar. Me falni qe ju qortoj me fjale te ashpra. Po kini pak me shume respekt per veten. &nbsp;Sepse, po nuk patet respekt per veten, do te bini nen nivelin e mediokerve, do te bini ne nivelin e trushpelareve qe hiqen si filozofe pas pilafit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.