Veliaj flet për projektet: Konkurs të ri për qendrën, do kthej stacionin e trenit dhe do heq tregtarët e rrugës

Postuar në 02 Korrik, 2015 03:36

Në një reportazh për “A1 Report”, realizuar nga gazetari Carlo Bonino, kreu i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se ato që tha gjatë fushatës nuk do jenë thjesht premtime elektorale, por angazhime konkrete që do synojë t’i bëjë realitet gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i kryeqytetit. Ai ka konfirmuar projektet e tij për Bulevardin e ri sipas projektit fillestar, kthimin e stacionit të trenit brenda qytetit, krijimin e tri terminaleve të autobusëve të rretheve, dyfishim të linjave të autobusëve, realizimin e një studimi për qendrën e Tiranës. Sa i përket Unazës së Madhe, ai theksoi se do përfundojë brenda këtij viti segmenti deri te Shkolla Teknologjike. Edhe Hotel “Dajti”, pronë e Bankës së Shqipërisë, është vënë në fokus të projekteve të kryebashkiakut të ri, për të cilin ai tha se do shërbejë për zare për BSH-në dhe holle për publikun. Riaktivizimi i tregjeve të qëndrueshme dhe eliminimi i tregtarëve të rrugës që bllokojnë thuajse të gjithë trotuaret do të jetë një nga qëndrimet e Bashkisë së re të Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.