Guvernatori thotë se Bankat nuk mund të zhvendosin kapitale në Greqi, masë ndaj zhvillimeve negative

Postuar në 02 Korrik, 2015 00:02

Banka e Shqipërisë ju ka ndaluar bankave shqiptare të zhvendosin kapitale drejt Greqisë, si një masë parandaluese në përgjigje të zhvillimeve negative të muajve të fundit. Në “Tv Scan”, Guvernatori Gent Sejko, tha se ekspozimet e sistemit bankar në Greqi janë në vlera të papërfillshme, ndaj bankat shqiptare nuk do të kenë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga çfarë ndodh në vendin fqinj. Nga ana tjetër, sipas Guvernatorit, megjithatë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë do të ndikohen ndjeshëm nga situata ekonomike në Greqi. Ai tha se projeksionet e rritjes ekonomike mund të rishikohen në varësi të këtyre zhvillimeve. Banka e Shqipërisë dhe qeveria e kanë ulur tashmë parashikimin fillestar dhe rritja ekonomike për vitin 2015 pritet të jetë më pak se 3%. Banka e Shqipërisë mbajti normën bazë të interesit në nivelin 2% dhe konfirmoi pritshmëritë për një rimëkëmbje graduale të rritjes ekonomike. Megjithë përmirësimet, ekonomia shqiptare do të rritet nën potencialet e veta, duke ushtruar presion të ulët për rritjen e çmimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.