Dy të vrarë për hashashin, katër viktima fatale nga aksidentet, valë kronike e zezë orët e fundit në vend

Postuar në 29 Qershor, 2015 03:36

Një valë viktimash janë shkaktuar orët e fundit në vend për shkaqe të ndryshme. Në fshatin Ninësh të Mallakastrës, Alfons Dautaj, 23 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa Mariglen Luari, 24 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Ndërkohë, Riza F., 22 vjeç, ndodhet në spitalin rajonal të Fierit. Rreth orës 01.00 pas mesnate, në pyllin e fshatit Ninësh, pranë një parcele të mbjellë me bimë narkotike kanabis të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë ose kanë patur konflikt me njëri-tjetrin, çka pritet të zbardhet.

Në mëngjes u raportua se një 14-vjeçar në Gjocaj të Kavajës është vrarë me armë gjahu nga pakujdesia nga kushëriri i tij 17-vjeçar. Kurse një aksident tragjik ka ndodhur pak para mesnatës të së dielës në rrugën e fshatit Drithas, në Korçë. 4 persona kanë humbur jetën pasi një furgon mallrash është rrëzuar nga ura e Drithasit. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit Ergi Manllija, 29 vjeç, Deljon Qerreti, 24 vjeç, Merita Hyka, 41 vjeç dhe A.H.,15 vjeç. Ditën e djeshme ishte raportuar se një grup teknikësh të Ndërmarrjes Elektrike pësuan një aksident të rëndë rrugor në vendin e quajtur “Hija e Kakrukës”. Sipas burimeve të policisë, një automjet ka rënë në lumin Osum, ndërsa udhëtonte përgjatë rrugës nacionale Skrapar -Berat, duke shkaktuar dy të vdekur. Njëri humbi jetën direkt, ndërsa një i plagosur disa orë më vonë në spital.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.