Kriza greke, edhe mediat po ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve me kreditorët

Postuar në 29 Qershor, 2015 04:20

Nuk është vetëm politika ajo që po ndikon në atë që po ndodh në Greqi. Sidomos në përftimin e perceptimit të shoqërisë greke për trojkën, apo Europën, po luan një rol të madh media. Situata duket jo pak shqetësuese, pasi në Greqi nuk kanë munguar thirrjet e viktimizimit dhe kjo lidhet edhe me raportimin. “Deutsche Welle” sjell sot mendimin e disa ekspertëve, sipas të cilëve gazetarët janë të njëanshëm. “Jorgos Kyrtsos, që ka punuar 35 vjet si gazetar kryeredaktor dhe botues, mendon se shumica e mediave greke janë të fiksuara në zhvillimet brenda Greqisë. Qëndrimi ksenofob i tyre duket në tituj të tillë si: "Merkel do të na shkatërrojë", "Schäuble përçmuesi i njerëzve", "Lagarde, që thoshte se do të na ndihmonte, është çmendur". Në këtë mënyrë ato nuk kontribuojnë për të dhënë informacion dhe për t'u përqëndruar te diskutimi për borxhin, por bëhen "pjesë e problemit". Shkaqet e thella për një informacion të tillë qëndrojnë te marrëdhëniet e pronës. Pronarët e mediave janë sipërmarrës ndërtimi, pronarë anijesh, operatorë rafinerish, që "i interpretojnë zhvillimet politike sipas gjendjes së interesave". Një problem tjetër është cilësia e stafit gazetaresk. Shumica, thotë Kyrtsos, që ka studiuar në disa universitete të huaja, nuk kanë diplomën e shkollës së lartë, kanë aftësi të kufizuara analitike dhe shumë shpejt marrin arratinë te stereotipet dhe në populizmi”, shkruan “DW”.
s.z

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Ne te vertete media dhe vecanerisht televizioni ne Greqi kane qene e jane  jane teresisht ne urdherat e "kreditoreve", duke aplikuar skenare tmerri se bashku me politikanet greke qe qeverisen Greqine ne 30 vitet e fundit (perjashtime te vogla  nga kjo skeme eshte ringjallja e ERT si dhe disa gazeta me tirazh te vogel si dhe rrjetet sociale te face-book te cilat nuk mund ti kontrollojne).

Ky skenar, qe ka synuar zbrazjen e bankave greke duke larguar kapitalet drejt bankave perndimore ka funksionuar egersisht qe ne dhjetor te 2014 kur u  duk se qeveria e Nea Dimokracia nuk gezonte me besimin e popullit grek. Nga njera ane shtregimi i Bankes europiane qendrore duke dhene me pikatore kapitalet e nevojeshme per likuiditet, nga ana tjeter largimi i kapitale nga Greqia ne terrorin psikik te medias greke por edhe te deklaratave te herepashereshme te funksionareve te institucioneve europiane te politikes neoliberale, synonin te asfiksonin qeverine greke per tju dorezuar pa kushte kreditoreve dhe duket se jane afer qellimit te tyre per ta rrezuar qeverine Greke, e  cila madje ndermori nder te tjera dhe nje politike te jashteme ne interes te popullit grek duke lidhur psh marreveshje me Rusine per gazsjellesin (kujt i prish pune fuqizimi i Greqise si nyje e rendesishme energjitike per Euopen? )

Eshte e pabesueshme qe vendimi i qeverise dhe parlamentit grek me nje shumice 178 pro dhe 120 vota kunder per te zhvilluar referendumin qe populli te pranoje ose rrefuzoje marreveshjen qe kreditoret i imponojne Greqise, ka ngjallur termet ne institucionet europiane dhe median e kotrolluara vendase duke arritur deri aty sa te quhet "grusht shteti" aplikimi i demokracise drejtperdrejt nga populli. Aq te bindur jane kanalet greke (qe jane ne lidhje direkte me kreditoret te mpleksur me interesa te ndryshme) se mund te mashtrojne perseri poppullin, sa nuk "kuptojne"  cdmth demokraci. A ka shkalle me te larte demkracie se sa te vendose direkt populli per nje marreveshje qe vulos fatet e Greqise per disa dhjetevjecare? Dhe media greke (me perjashtim te ERT-1) eshte vene teresisht ne sherbim te kreditoreve per te pranuar qe Greqia te jete koloni borxhi per shume dhjetevjecare.

Madje Llaqi Lazopulos, qe shpesh njihet si Aristofani i Greqise se sotme me emisionet e tij "Alcadiri", ka bere thirje "mbyllni televizionet", sirenat qe jane gati te rrembejne greket nga anija e tyre ne ngushticen e Shilles dhe Haribdes. Nje gazetar i shquar shqiptar, Niko Ago shkruan ne sitin e  Lazopoulos (http://www.altsantiri.gr/), lexoni artikujt e tij dhe do te kuptoni edhe nga shkrimet e nje emigranti shqiptar se si funsionon media  si shprehese direkte e interesave te kapitalit te madh ne Greqi.

Por dardha e ka bishtin prapa, tronditja e tregjeve  bursat ne bote tregon se ceshtja e Greqise nuk eshte nje gje aq e thjeshte.

Per te kuptuar mungesen logjike te planit "shpetues" qe i imponohet Ggreqise po sjell 2-3  fakte sa per te marra pak "ere" se sa tragjike eshte situata:

1. Kerkohet rritje e takses se vleres se shtuar ne ishuj nga 13 % ne 23% ne nje kohe qe fqinjet ne Turqi e kane 8%., kurse ishtujt Ibiza dhe gjekte ne Europe e kane 3% me vendim te komisionit europian te 1996 (a mund te konkuroje turqizmi grek me keto masa shtrenguese?)

2. Qeveria greke kerkon qe te vere takse mbi fitimin e Lojerave te fatit, Trojka dhe Banga boterore e refuzojene, qeveria kerkon te vere takse mbi te ardhurat e ndermarrjeve me fitim mmbi 500.000 evro , Trojka dhe Banga boterore refuzojne!

3. Trojka dhe banga boterore kerkojne te ulin rrogat dhe pensionet ne nivelin e 350 euro, ne nje kohe qe qirate jane me te larta se pensioni

4. Trojka dhe banga boterore kerkojne qe te liberalizohen pushimet masive sipas interesave te sipermarresve ne nje kohe qe papunesia eshte 28% (tek te rrinjte 60%), kurse kontratat kolektive te punes jane te vlefshme edhe ne Gjermani!

Po te lexohet krejt lista e masave shtrenguese qe nuk japin asnje shprese per zhvillimin e Greqise per shume vite te tera, do te kuptohet se akuzat qe i behen Soible apo Lagard jane shume te buta. Nje grusht bankieresh qe cojne nje popull drejt asgjesimit meritojne shume me teper se sa kaq! Keto nuk jane thirrje viktimizimi, jane realitete. Pas 5 vjetesh "ndihme" borxhi u rrit nga 120% ne 180%, prodhimi  brendshem bruto, si rezultat i politikes famekeqe te trojkes, jo vetem nuk u rrit, por u ul ne masen 20-25%.  Ilacet qe i dhane "doktoret" europiane Greqise ishin jo thjesht te skaduara, por toksike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.