Pikat kufitare me Malin e Zi, siguri maksimale për bllokimin e të dyshuarve terroristë, thotë drejtori i kufirit. Pse Frroku doli pa u shënuar në TIMS?

Postuar në 30 Qershor, 2015 10:02

Rreziku nga kërcënimet e “ISIS” për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit Genc Merepeza i cilëson kufijtë të sigurtë për momentin, por shton se vigjilenca është maksimale. “2 vendet tona kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqanit edhe sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë siç është Siria. Bashkë më sistemin janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbërt”, tha Merepeza.

Duket se kjo siguri është vetëm për hyrjen. Tashmë i kërkuari i drejtësisë Arben Frroku, nga verifikimet e bëra menjëherë pas dënimit të tij, rezulton se është larguar nga Shqipëria pa u regjistruar fare në kufi nga sistemi TIMS. Sipas TIMS, Arben Frroku ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që ai më 19 qershor u ndalua për 5 orë në kufirin malazezo- kroat dhe më pas u la i lirë, pas verifikimit se nuk ishte i dënuar apo person në kërkim. E njëjta polici skanon me skrupulozitet dhe kthen masivisht qytetarë që s’kanë pamjen e duhur për “turistë” apo jo aq sa duhet para me vete, por nuk shënon fare kalimin e një qytetari tjetër. Ajo që dihet me siguri është se të paktën, probleme parash Frroku nuk ka patur.

a.j

Comments

Submitted by XY (not verified) on

O a.j (nuk e kam kuptuar asnjehere pse inicialit te mbiemrit nuk i vini pike, asnjeri prej jush) nuk ka asnje cudi pse ai personi nuk figuron i rregjisruar ne TIMS, dmth ne sistemin e regjistrimit te policise kufitare shqiptare. Kjo ndodh sepse ne kuder te asaj qe quhet Menaxhim i Integruar i Kufirit ose One Stop Border Post personat kontrollohen veten nje here, ne vendin ku hyn. Eshte e njejta gje si me Kosoven.

Natyrisht qe policite kufitare ne te dy anet e kufirit i shkembejne informatat dhe kane te dhena edhe per personat qe kane dale.

Keshtu qe mos e fryni kot kete tullumbace se askund nuk kemi me dale.

Tung

Submitted by I (not verified) on

Cfare thua more dy-kromozonesh, ne cdo kufi rregjistrohet si hyrja si dalja, asnje shtet nuk le pa rregjistruar gje sepse do e ket rregjistruar shteti tjeter. Ky zoteri doli nga Shqiperia dhe ne castin qe del i kontrollohet pashaporta, qe do te thote i futet ne sistem.

Submitted by Mescaline (not verified) on

Te jete e vertete kjo qe thote XY ore a.j?

Une nuk e di, por nese kjo eshte e vertete duhet te kerkosh falje.

Submitted by Tpppp (not verified) on

Pasaporta kontrollohet edhe kur del nga vendi edhe kur hyn. Kete e di ne fakt cdo shqiptar qe ka dale edhe njehere te vetme. Madje ka raste kur policia kufitare e vendeve pritese krijon probleme edhe pse vendi dales nuk ka vene vulen ne pasaporte. Po Shqiperie thuaj, cdo dite avaz i ri

Submitted by iam (not verified) on

Shko mor trap harxho 5 lek e kalo nje her te vetme ne kufirin me Malin e Zi dhe pastaj betohu keshtu!

Megjithate edhe pse kontrollohen vetem nje here dhe kjo kur del behet nga policia Malazeze, te dhenat duhet automatikisht ti kalojn dhe Shqiperise se nuk ka kuptim sistemi TIMS po nuk u kaluan.

Submitted by Tpppp (not verified) on

O shoku idiot kam kaluar ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te zi. Sipas rastit edhe ne hyrje edh en dalje sshtebketkuar karta e identitetit ose pasaporta. Kur del nga Rinasi kontrollohet, kur del per ne greqi po ashtu.

Submitted by XY (not verified) on

O Tppp, nuk eshte se e plotesisht gabim, edhe pse dallon qe nuk merr vesh. Ashtu eshte, si thua ti, kontrollesh edhe kur del edhe kur hyn, por jo dy here si eshte skema klasike. Por per kufirin me Malin e Zi dhe me Kosoven kur del kontrollohesh perkatesisht nga polica malazeze ose kosovare (fare nga ajo shqiptare) dhe kur hyn (ne Shqiperi e kam llafin) kontrollohesh vetem nga policia shqiptare (as ajo malazeze e as ajo shqiptare).

Cudia eshte se si nuk e di Doktor Saliu kete gje, se ai e ka inaguruar vete me 2008 zyren e perbashket te doganave ne Muriqan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.