Arben Frroku është larguar nga Shqipëria, por sistemi TIMS nuk ka regjistruar daljen e tij

Postuar në 30 Qershor, 2015 09:39

Arben Frroku ka dalë nga Shqipëria përpara se për të të jepej vendimi i Gjykatës së Apelit, Tiranë. Lajmi është bërë publik nga PD-ja, e cila madje ka deklaruar se Arben Frroku është takuar gjatë fushatës elektorale me Edi Ramën në ish- turizmin e Pukës. Lajmi nuk është përgënjeshtruar nga askush dhe me gjasë Frroku, ndodhet jashtë. Sot, portali “Lapsi.al” shkruan për një hollësi që nxit dyshime: Frroku ka dalë jashtë, madje raportohet se është ndaluar për 5 orë në kufirin malazezo-kroat, por asgjë nuk është regjistruar në sistemin TIMS. “Nga verifikimet e bëra menjëherë pas dënimit të tij, rezulton se Frroku është larguar nga Shqipëria pa u regjistruar fare në kufi nga sistemi TIMS. Sipas këtij sistemi, Arben Frroku ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që ai më 19 qershor u ndalua për 5 orë në kufirin malazezo- kroat dhe më pas u la i lirë, pas verifikimit se nuk ishte i dënuar apo person në kërkim. Mirëpo, pavarësisht faktit se ai ishte i pafajshëm me vendim të gjykatës së shkallës së parë dhe për rrjedhojë i lirë të lëvizte, policia shqiptare është e detyruar si për çdo qytetar të regjistronte edhe daljen e Frrokut nga Shqipëria. Kjo nuk ka ndodhur”, shkruan “Lapsi”. Ndoshta një përgjigje duhet ta japë policia e shtetit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.