Bëhet publike video ku tregohet se si u mbushën kutitë me vota për Keti Bazhdarin

Postuar në 30 Qershor, 2015 08:53

Nuk është hequr dorë nga zakoni i vjetër. Vjedhje e blerje votash por dhe më shumë. Tanimë po qarkullon një video, të cilat kanë të bëjnë më zgjedhjet e 21 qershorit 2015, që i kthen zgjedhjet shqiptare vite më parë, kur kutitë e votimit mbusheshin masivisht nga komisionerët. Video është publikuar nga Partia Demokratike. “Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor. Në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr. 0092 të fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në videon që po transmetojmë dhe që po ia vëmë në dispozicion gjithë medias, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. 2 komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit. Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona. Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues. Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88 %, 2 vota për kandidatin e pavarur ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri,” tha deputeti i PD, Eduard Halimi.

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

BUUUUUUUUUUUUUURG dhe vetem BUUUUUUUUUUUUUUUUURG  !!!

Nuk ka fare rendesi u paguan nga LSI/PS per te mbush kutine per Keti Bazhdarin apo nga nga PD-ja per ta patur per sigurese ne rast se Bazhdari fitonte.

BUUUUUUUUUUURG !!!!!   Nuk ka demokraci po nuk shpetuam nga kanceri i manipulimit te votes.  Nese keta komisionere nuk shkojne ne burg, faji i mbetet Edi Rames sepse qeveria e atij ka barren e garantimit te zgjedhjeve.

Submitted by XY (not verified) on

Une nuk e marr vesh se nga del qe ata qe duken aty, qe nuk kane ndonje shenje se te kujt jane, i paskan duart plot me flete votimi, dhe po i zbrazkan ne kutine e votimin.

Nderkohe, po ky qe po filmon me ke eshte, i bie te jete nga ata qe dueht te kishin dale jashte.

Submitted by Arben (not verified) on

"Ju falet ..! Vetem te kujtohemi cfare ka bere Berisha dikur! Kur e bejne keta te majtit sikur ju ka lezet ...!"

Hahahah... me keto militantet e majte! Ne pergjithesi kur u jepen provat .. nuk i besojne .. as syve te vet perpara bindjes se fiksuar te tyre.. :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.