Meta shprehet se për ndryshimet e mundshme në qeveri i vendos kryeministri, por thotë se ajo duhet “të ecë më shpejt”

Postuar në 30 Qershor, 2015 01:43

Në festën e PS, kryetari i LSI-së Ilir Meta, u shpreh se ndryshimet në qeveri pas zgjedhjeve vendore janë në dorë të Kryeministrit, por sugjeron se ritmi duhet të ndryshojë sidomos pas krizës greke. “I vetmi rezultat që nuk mund të diskutohej ishte ai i fitores së 61 bashkive. Por përsëri them se nuk do të ishte shumë e shëndetshme për demokracinë. Ndaj le të ketë mundësinë edhe opozita mundësinë për të treguar modelin e saj të qeverisjes vendore në disa bashki dhe mbi të gjitha, është e rëndësishme të bashkëpunohet midis qeverisë dhe pushtetit të ri vendor”, tha Meta. Për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, rezultati që arriti koalicioni i majtë në zgjedhjet vendore nuk është ai që duhet të ishte. Duke folur dje gjatë festës së organizuar me rastin e përvjetorit të 24 të Partisë Socialiste, Meta tha se për koalicionin e majtë nuk duhet të diskutohej fare fitorja e të 61 bashkive. Gjithsesi, ai u shpreh se edhe një rezultat i tillë nuk do i bënte mirë demokracisë në vend. Ndërkohë, gjatë një prononcimi për “Panorama” lidhur me debatin nëse duhet të ketë ndryshime në qeveri apo jo, pas forcës së re të provuar për çdo parti politike pjesë e këtij koalicioni, tha se kjo është një çështje për të cilën duhet pyetur Kryeministri. Gjithsesi, ai kërkoi që qeveria të ecë më shpejt. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.