Juncker, ofertë të çastit të fundit Greqisë, por Cipras nuk pranon. A po funksionon presioni i Athinës?

Postuar në 30 Qershor, 2015 04:45

Një ofertë e minutës së fundit i është bërë Greqisë nga Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, me qëllim sigurimin e marrëveshjes që do të shpëtonte vendin nga falimenti para skadimit të programit të shpëtimit. Por, raportohet se Cipras nuk e ka pranuar. A është kjo një shenjë se presioni grek ka funksionuar?

Sipas burimeve pranë Bashkimit Europian dhe qeverisë greke, Junker i ka kërkuar Cipras të mbështesë votën “pro” programit të shpëtimit në referendumin e të dielës. Ai kërkonte që Tsipras të kthente përgjigje pozitive brenda mbledhjes urgjente të eurogrupit që pritet të mbahet në orët në vazhdim.

Në këmbim do të votohej për shtyrjen e programit ekzistues dhe ristrukturimin e borxhit grek.

Por, kjo ofertë e minutës së fundit është quajtur sërish poshtëruese për Greqinë nga Cipras.

Ai është i bindur për të mbështetur alternativën tjetër më 5 korrik. Cipras madje, kërcënoi grekët, duke thënë se, nëse pranon masat shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtarë në referendumin e të dielës, kabineti i tij do të japë dorëheqjen. Ai u bëri thirrje votuesve, që sa më i madh të jetë numri i atyre që do të thonë “jo”, aq më e madhe është mundësia që të rinisin negociatat me kreditorët, të cilët do të kuptojnë pasojat e daljes së vendit nga monedha e përbashkët.

a.k

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Cipra nuk kercenoi aspak popullin se do dorehiqet, por deklaroi se do respektoje vullnetin e popullit nqs pergjigja eshte &quot;po, pranojme planin Junker&quot;, madje shtoi qe nuk eshte kryemister i cdo kohe i lidhur me karriken, ai nuk do ti sherbeje me nje kauze te &quot;po&quot;-dhe do tja lere vendin nje kryeministri qe eshte &quot; i gatshem&quot; per kete gje. Askush ne Greqi nuk e quan kete kerkercenim por qendrim te sinqerte se si e sheh ai rrjedhen e ngjarjeve. &nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Vajti edhe Greqia ne te s&#39;emes.</p>

Submitted by Natyralisti (not verified) on

<p>Kryeministri Cipras,nje personalitet qe i sherben vendit te vet,kunder oligarkise skandaloze europiane qe kerkon gjunjezimin e Greqise si mase represive edhe ndaj ndonje vendi tjeter te BE qe do te ndiqte shembellin Grek.BE-ja do te perfundoje si ish-Bashkimi Sovjetik ne nje te ardhme te afert.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.