Pas statusit kundër Bashës ndizet sherri në PD, nisin sulmet ndaj Topallit

Postuar në 30 Qershor, 2015 03:02

Mes Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashës marrëdhëniet nuk ka qenë për tu admiruar. përkundrazi. Megjithatë pas rezultatit në zgjedhjet vendore, reagimi më i fortë kundër kryetarit të PD erdhi pikërisht nga ish-kryetarja e Kuvendit. Kaq ka mjaftuar për të ndezur një sherr në PD. Kreu i PD në Shkodër, Ramiz Çobaj, thumbon ashpër Topallin. “Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga ‘ambasadorët shëtitës’ të Razmës apo Gjirit të Lalzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të PD,” shkruan ai në FB, duke iu referuar shtëpisë së pushimeve të Topallit në Razëm. Një sulm ndaj Topallit e ka rezervuar edhe kryetari i PD në Durrës, Osman Stafaj. “Keqardhje për disa pseudodemokratë që sot bëjnë heroin dhe qëllojnë me gurë fajtorët e humbjes, kur dje rrinin nëpër kafene”, tha ai, raporton “Shqip”.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Ramiz Çobaj eshte bukeshkale i pabese, pasi ishte Topalli ajo qe e beri kryetar partie ne Shkoder. I shkreti rrogtar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.