D.Hila: “Kemi një jetë që themi greku, por jugun e hëngri Koço Kokëdhima”. Dhe disa akuza për “feudalizimin” e Sarandës

Postuar në 30 Qershor, 2015 03:19

Ish zv.ministri e diplomati, analisti Dritan Hila e “ka zënë inati” me deputetin socialist Koço Kokëdhima. Hila tërheq ëvëmendjen për superdeputetin që ka bërë zap gjithë jugun dhe po përgatit projekte të vetat për Sarandën. “Për Koçon që po ha një Jug të tërë, që nuk e hëngri dot as greku. Kemi një jetë që themi “greku, greku”, por Koço po bën kërdinë,” shkruan ai në FB. Ndërkaq në një shkrim në GSH Hila akuzon Kokëdhimën se është sjellë si feudal me socialistët në Sarandë. “Sarandjotët thonë se Stefan Çipa nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Por për këtë, në vend të vlerësohej, u hoq nga Kokëdhima. Në pragzgjedhjet e vitit 2011, 8 nga 9 njësi vendore të qarkut Sarandë mbaheshin nga e djathta, dhe pas zgjedhjeve raporti ndryshoi në 8 me 9 në favor të së majtës. Asnjë nga këta fitues nuk u rikandidua për shkak të vetos së Koços. Në vend të tyre, janë kandiduar persona që promovimin e tyre ia dedikojnë atij”, thotë Hila. “Kush nga këta kryetarë bashkish pa emër do të jetë në gjendje të kundërshtojë super-deputetin që në emër “të së mirës së popullit” të drejtojë lumin e parave te firmat e tij për zbatimin e projekteve ekzistuese apo atyre që do bëhen? Askush!”, vazhdon Hila.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.