I paaftë edhe si ministër? Ahmetaj premtoi rritje eksportesh me 11,9%. Në fakt u ulën me 4,8%

Postuar në 30 Qershor, 2015 06:39

“Monitor” sjell sot në vëmendje premtimin e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për rritjen e eksporteve me 11,9%. “Kjo rritje në fakt dukej tepër e vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh se për katër mujorin, eksportet në total kishin shënuar një rënie më bazë vjetore prej 4%”, vijon raportimin revista në fjalë. Ndonëse premtimet janë një lloj sporti i preferuar i kësaj qeverie, shifrat e kanë përgënjeshtruar optimizmin e ministrit. “Në fakt edhe në të dhënat e pesëmujorit, publikuar sot nga INSTAT ,flasin për vazhdimin e rënies së eksporteve, larg rritjes spektakolare të pretenduar nga institucionet qeveritare. Edhe maji vijoi me tendencën rënëse, me eksportet që u tkurrën me 4.8%”, shkruan “Monitor”.
http://www.monitor.al/rritja-spektakolare-e-eksporteve-e-ahm...
s.z

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Nese Arben Ahmetaj ka thene qe do rrisi eksportet me 12% ne 2015, ja ka fut komplet kot.  Ekonomia shqiptare ja ben muuuuu qe nuk e ka akoma kapacitetin per rritje te forte eksportesh 2 vjet rresht  (kujtojme qe ne 2014 qe nje vit me rritje te forte).  Edhe situata ne rajon dhe ne Europe shkon kunder ketij optimizmi bosh.

Nga ana tjeter te thuash eksportet u ulen me 4.8% pa thene arsyen pse, i thone t'ja vesh fajin me spond atij qe po i lakon emrin ne artikull, dmth Ahmetaj.

Ajo pjese e ekonomise qe varet nga Shqiptaret eshte ne rritje te eksporteve, ajo pjese qe varet nga Zoti kete vit ka qene ne renie te forte.

Themi nga Zoti, sepse cmimet e tregut boteror te naftes bruto nuk i ka ne dore asnje shqiptar. Po keshtu edhe sasine e shiut qe do bjere gjate vitit ne kaskaden e lumit Drin.

S.Z. Mesoni te beni gazetari, mos e perdhosni trashgimine me vlere qe ju la Mustafa Nano.

Submitted by szaimi (not verified) on

Zoteri, nuk jam ketu si pasardhes apo si vazhdues trashegimie. Kjo qe te jete e qarte njehere e mire dhe qe te shmangen keto keshillat moralizuese. Perdhos? Me beso, nuk ka asgje te shenjte ne ndonje trashegimi gazetarie ne Shqiperi, sa te flitet per perdhosje. Por kjo eshte ceshtje personale e gjithkujt.

E dyta, lajmi sic mund te shihet eshte marre nga nje tjeter media. Eshte vene edhe linku perkates qe te con ne shkrimin origjinal. Une mendoj se kam cituar korrekt ate qe thuhet ne ate shkrim. Per te sjelle nje analogji: muaj me radhe Ministria e Financave u be objekt kritikash ne media. Ministria ne fjale, meqenese kuptoi se po perhapej konfuzion, ka disa kohe(por ndoshta kjo lidhet me faktin e vajtjes aty te Bardh Sejdarasit si keshilltar per mediat) qe aplikon informim te shpeshte dhe te hollesishem. Keshtu qe mendoj qe shmangen shume mire edhe spondet per ministra si ky Arben Ahmetaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.