Arkiv-Lajme të përditësuara

Banda e Lushnjës në Apel, lirohen 2 anëtarë

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:26

Gjykata e Apelit të krimeve ka dhënë sot vendimet për anëtarët e Bandës së Lushnjës, që kishin apeluar dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve në proces, kërkuan rigjykimin e çështjes ndaj klientëve të tyre, me pretendimin se, gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, ishin shkelur procedurat ligjore.

Fushë Krujë, 4 të dënuar tentojnë të arratisen nga burgu

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:24

Katër të burgosur, 3 prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm kanë tentuar të arratisen nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në qytetin e Fushë Krujës. Arratia është pikasur në momentin e fundit, nga Forcat e sigurisë të institucionit të cilët janë vënë në alarm dhe kanë arritur të parandalonin planin e të burgosurve.

Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 04. 45 minuta, të mëngjesit të sotëm. Protagonistë të arratisjes, ishin Fran Marashi, Altin Kodra, Gëzim Gjuri dhe Prel Vuçaj. Arratisja e 4 të burgosurve u ndalua momentet e fundit.

Ministrave u hiqen buxheti dhe tenderët

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:23

Merr jetë projekti i ministrit të Financave, Ridvan Bode, hartuar në vitin 2008, por që në gusht të 2011-s ka hyrë në fuqi.

Bëhet fjalë për ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, i cili prej disa ditësh ka krijuar pakënaqësi te ministrat, pasi u heq disa kompetenca të forta, siç është hartimi i buxhetit, shpenzimet dhe prokurimet.

Sipas gazetës "Shqip", Ministria e Financave u dha tre vjet kohë dikastereve dhe institucioneve të tjera vartëse, përfshi edhe pushtetin lokal që të merrnin masat për zbatimin e ligjit, në mënyrë që të mos ketë paqartësi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara