Banda e Lushnjës në Apel, lirohen 2 anëtarë

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:26

Gjykata e Apelit të krimeve ka dhënë sot vendimet për anëtarët e Bandës së Lushnjës, që kishin apeluar dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve në proces, kërkuan rigjykimin e çështjes ndaj klientëve të tyre, me pretendimin se, gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, ishin shkelur procedurat ligjore.

Pas rishqyrtimit të dosjeve, Apeli vendosi të lirojë Afrim Hoxha, i dënuar nga Shkalla e Parë me 17 vjet burg.
Ndërkaq Apeli vendosi për një tjetër anëtar të Bandës, Rexhep Gina që nga 16 vjet të pësojë ulje dënimi me 10 vjet burg. Por, sipas avokatëve të tij mbrojtës Gina duhet të lerë qelinë pasi i kanë perfunduar afatet e burgimit. Duke llogaritur kohën në paraburgim dhe ate burg, Gina automatikisht lirohet pasi kanë mbaruar afatet, theksuan avokatët.

Gjykata e Apelit ndërkaq la në fuqi vendimin që Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu të dënohen me burg të përjetshëm. Anëtarë të tjerë të bandës famëkeqe të Lushnjës, Erjon Cici do të vijojë të vuajë dënimin me 25 vite burg dhe Jorgo Muzaken i cili u dënua sot me 6 vjet burg. Ndërkohe i akuzuari tjeter Arjan Alico duket se është në prag lirimi pasi me dënimin e dhënë sot nga Apeli me 5 vjet heqje lirie, duket se i akuzuari ka konsumuar vitet e burgut.

Të akuzuarit si anëtarë të "Bandës së Lushnjes", akuzohen për disa vepra të rënda penale, si disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, disa vjet me parë, në vendin tonë.
Ndërsa, në proces gjykimi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda është edhe kreu i "Bandës së Lushnjes", Aldo Bare.

Marrë nga Balkan web.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.