Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria shqiptare zhgënjen Palestinën, nuk përkrah njohjen e shtetit

Postuar në 24 Shtator, 2011 17:18

Kryeministri Berisha, një ndër qëllimet kryesore gjatë vizitës mbi njëjavore në SHBA, kishte atë të lotimit për shtetin e Kosovës. Refuzimi që i bëri Palestinës, duket se e dëmton përpjekjen e shqiptarëve në shtetin tjetër
Tiranë, 24 Shtator 2011 NOA/ Ervin Tirana – Qeveria shqiptare zhgënjen popullin palestinez duke e ushqyer me shpresa për përkrahje të pavarësisë së shtetit të Palestinës dhe deklarim të mëtejshëm, publikisht se është kundër edhe në votë.

Berisha në OKB: Prioriteti ynë, lufta ndaj korrupsionit

Postuar në 24 Shtator, 2011 11:36

Kryeministri Berisha sapo ka përfunduar në këto momente mban fjalimin në Asamblenë e OKB-së. Ai ka deklaroi se Shqipëria përfaqësohet si një vend, që 20 vjet më parë përmbysi diktaturën hoxhiste, më të egër që Europa kishte njohur më parë.

Biznesi, propozime per hipotekimin e apartamenteve

Postuar në 24 Shtator, 2011 11:35

Komuniteti i biznesit përshëndeti sot memorandumin për hipotekimin e apartamenteve të nënshkruar pak ditë më parë në bashkinë e Tiranës. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka deklaroi se përfitues të këtij memorandumi do të jenë qytetarët dhe sektori i ndërtimit.

Miratohet ligji, Shqipëria lejon importin e plehrave

Postuar në 24 Shtator, 2011 11:05

Mazhoranca ka miratuar dhe vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, edhe pse ky është kundërshtuar fuqimisht nga opozita. Projektligji në fjalë ka qëndruar për vite në korridoret e Kuvendit duke hyrë e dalë pa bërë shumë bujë në komisione. Thelbi i këtij ligji është lejimi i importimit të mbetjeve për qëllime përpunimi. Kjo e kthen Shqipërinë në një vend të rrezikuar tej mase nga trafiku ndërkombëtar i plehrave të rrezikshme, një trafik që prodhon më shumë të ardhura se sa ai i drogës dhe që prej vitesh menaxhohet nga mafia.

Berat, AK: Regjistrimi ndez tensionet fetare

Postuar në 24 Shtator, 2011 10:34

“Aleanca Kuq e Zi”, nga qyteti i Beratit kerkon nga qeveria respektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per ceshtjen e kombesise dhe thekson se saktesimi i perkatesise fetare do te ndez konfliktet fetare ne vend.

Perfaqesues te AK, kane kërkuar grisjen e pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit, nderkohe qe Kreshnik Spahiu ka riperseritur problemin e madhe qe permban regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare.

Sipas AK qeveria duhet te zbardhe bisedimet me Greqine, te cilat nuk duhet te behen ne zyra te mbylluara, por te ene transparente.

Censusi, PDIU: Zbatim amendamenteve tona

Postuar në 24 Shtator, 2011 10:31

Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi ka riktheksuar sot se vetem amendimet e propozuara prej tyre ne procesin e cencusit mund te ndalojne abuzimet qe mund te pasojne kete regjistrim.

Berisha jep garanci për reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Postuar në 24 Shtator, 2011 04:28

Kryeministri Sali Berisha garantoi nënsekretarin amerikan të Shtetit se është tejet e rëndësishme që reforma zgjedhore të realizohet me sukses, konsensus gjithëpartiak, vullnet pozitiv dhe mbi të gjitha sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Këtë garanci shefi i qeverisë shqiptare e dha mbrëmë gjatë takimit me nënsekretarin amerikan William Burns në kuadër të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork.

Shkarkohet Kiço Londo: Zoti Basha! Ju po bëni shaka me punën

Postuar në 23 Shtator, 2011 16:07

Kiço Londo, Drejtor i Qendrës Kulturore Tirana është shkarkuar nga detyra dhe zyrtarisht i është komunikuar fillimi i procedurës për ndërprerjen e kontratës se drejtorit me Bashkine e Tiranes.
Londo sot doli para mediave dhe tha se ky zhvillim erdhi nga bashkia, pa dhënë asnjë argument dhe shkak per zgjidhjen e kësaj kontrate.
Londo sulmoi kryebashkiakun Basha duke përdorur shprehje artistike domethënëse:
"Një ditë do të kthehem dhe do t'u them: Bëra shaka". Zoti Basha!

Haxhinasto-Klinton, vlerësohet angazhimi i Shqipërisë

Postuar në 23 Shtator, 2011 11:34

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në takimin e zhvilluar me sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ka diskutuar mbi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s në Libi dhe vendet e Afrikës veriore. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Video Meta – Prifti, Gjykata cakton 18 detyrat për ekspertët

Postuar në 23 Shtator, 2011 10:39

Gjykata e Lartë ka përcaktuar detyrat e ekspertëve për videon Meta-Prifti. Në seancën, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë Gjykata u ka dhënë 18 detyra ekspertëve, për ekspertimin e laptopit dhe orës kur është bërë videoja.
Po ashtu, Gjykata i ka lënë ekspertëve, afatin kohor një mujor për kryerjen e detyrës.
Sipas gazetarëve që kanë ndjekur seancën, bëhet fjalë edhe për një video të dytë, e cila është regjistruar nëpërmjet një ore – kamera, ku ka një bisedë të ish ministrit Prifti me ish zëvendesminisrtrin Leonard Beqiraj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara