Arkiv-Lajme të përditësuara

Sot jepet pretenca për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit

Postuar në 03 Tetor, 2011 03:06

I zvarritur për mëse tre vjet në dyert e gjykatës, sot pritet të jepet pretenca për 29 të pandehurit e njërit prej gjyqeve më të rëndësishëm të viteve të fundit, atij mbi tragjedinë e Gërdecit, që i mori jetën 26 personave dhe lëndoi mbi 300 të tjerë në shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, në 15 marsin e vitit 2008.
Ishte Gjykata e Tiranës, që i dha të drejtën prokurorëve të japin pretencën të hënën e 3 tetorit mbi të pandehurit e tragjedisë.

Denoncimi:Udhëtimi i shpresës për të mposhtur kancerin, nis në Shqipëri

Postuar në 02 Tetor, 2011 13:29

Në Shqipëri thuhet se nis udhëtimi i shpresës për ilaçin anti-kancer të prodhuar nga akrepi.
Mbi 35 mijë Italianë janë drejtuar për në në Kubë për të marrë Vidatox, një ilaç i kontrabanduar i cili mund të gjendet nëpërmjet një webi në Shqipëri.

Arvizu: Rama-Berisha të takohen privatisht, Rama: E pres para shqiptarëve

Postuar në 02 Tetor, 2011 13:27

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka sugjeruar sot se dy politikanët kundërshtarë Rama-Berisha duhet të nisin takimet, por në fillim të jenë private dhe më pas debate publike.

Arvizu: Faleminderit që na bëtë pjesë të arritjeve tuaja

Postuar në 02 Tetor, 2011 04:34

Në 20 vjetorin e hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ambasadori Aleksandër Arvizu e ka cilësuar këtë datë si vendosjen e një komunikimi të rëndësishëm mes dy popujve. Në fjalën e mbajtur në hapje të ceremonisë që po zhvillohet në rrugën "Murat Toptani", Arvizu u shpreh se për 20 vite populli shqiptar ka bërë pjesë të së ardhmes së tij SHBA-të.

Edi Rama fton zyrtarisht Sali Berishën në debat publik

Postuar në 01 Tetor, 2011 12:56

Për herë të parë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ftuar sot publikisht, kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Sali Berisha, në një debat publik, të hapur ku të shpalosin idetë dhe objeksionet e tyre.
Kryesocialisti Rama e bën ftesën përmes një publikimi për media pasditen e sotme, ku thekson se "është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç".

Cencusi nis sot, Pollo: T'i lëmë thirrjet e tepruara

Postuar në 01 Tetor, 2011 03:22

I shumëdebatuar për shkak të kundërshtimeve që hasi, por qeveria është e vendosur që sot të nisë procesin e regjistrimit të popullsisë në mbarë vendin.
Edhe pse 1 tetori i takon ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit. Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.

Kosovë, NATO heq barrikadën e serbëve në veri

Postuar në 30 Shtator, 2011 15:31

Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë shkatërruar sot një barrikadë serbe pranë pikës kufitare të Jarinjës. Sic raporton Reuters, serbët ngritën një tjetër barrikadë pak më tutje.
Incidenti tregon vështirësitë e normalizimit të situatës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, vecanërisht në zonën kufitare, një prej pikave më të nxehta të marrëdhënieve mes dy vendeve.

QSUT, shkarkohen kryeinfermieret e kryelaborantët. Tani me konkurs

Postuar në 30 Shtator, 2011 15:29

Valë shkarkimesh në rradhët e bluzave të bardha në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
97 kryeinfermerë dhe shef laboratorësh, që prej ditës së sotme nuk i mbajnë më gradat drejtuese. Për të vendosur nëse ata do të kthehen ose jo në punë, më parë duhet t'i nënshtrohen një konkursi.
Drejtoria e Qendrës Spitalore, përmes një urdhëri ka liruar nga detyra të gjithë kryeinfermierët dhe kryelaborantët e spitalit.

Minatorët ndërpresin grevën e urisë, u firmos marrëveshja

Postuar në 30 Shtator, 2011 02:52

Minatorët e Bulqizës pritet të ndërpresin sot grevën e urisë, një ditë pasi përfaqësuesit e nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Tafë Koleci nënshkruan një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare "ACR".

Marrëveshja pritet t'i japë fund protestave maratonë si dhe grevës së urisë e cila dje hyri në ditën e 11-të, sot ishte dita e 12-  të

Siç ishte paralajmëruar nga Taf Koleci, sot rreth orës 9:00, nëntë minatorët ndërprenë grevën e urisë.

Regjistrimi i popullsisë, nis nesër, AK: Deklarimin për fenë ta bëjnë besimet

Postuar në 30 Shtator, 2011 02:49

Edhe pse 1 tetori i takon ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit.

Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor. Shqiptarët do t'u relatojnë të gjitha të dhënat e tyre, përfshi dhe kombësinë dhe besimin fetar, dy çështje mjaft të debatuara jo politikisht, por publikisht nga shoqëria civile, e pikërisht nga Aleanca Kuqezi, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara