Arkiv-Lajme të përditësuara

Ambasadori i OSBE pohon: Me siguri, mbështes opozitën

Postuar në 27 Shtator, 2011 13:54

Ambasadori i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, (OSBE), Eugen Wollfarth, pohon se ai mbështet opozitën, duke folur mbi çështjen e ndryshimit të rregullores parlamentare kërkuar nga Edi Rama.
Në një intervistë që i dha tv Top Channel ditën e sotme, z.Wollfarth tha se rregullorja duhet të jetë konsensuale dhe bëri thirrje që të pranohet nga mazhoranca propozimi i PS për ta ndryshuar këtë rregullore
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë të zbardhur:

Veriu i Kosovës, plagosen 4 ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Postuar në 27 Shtator, 2011 13:53

Pas vendimit të forcave të KFOR-it për të larguar nga veriu të gjitha barrikadat e ngritura nga serbët, situata atje ështe tensionuar. Mesditën e sotme, grupe ekstremistësh serbë kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me gurë, mjete të forta dhe armë. Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të plagosur 4 ushtarë të KFOR-it. Në kundërpërgjigje, ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, - raportojnë mediat kosovare. Në radhët e ekstremistëve serbë janë plagosur 17 persona.

Bulqizë, dita e 9-të, një minator lë grevën në gjendje të rëndë

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:02

Pëkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm minatori Sali Alliu 46-vjec ka lënë grevën për shka të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se Alliu do e lërë grevën përfundimisht pasi gjendja e tij sipas mjekëve është shumë e rëndë.

Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Postuar në 27 Shtator, 2011 02:58

Sot pritet të vazdhojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës e Beogradit.
Takimi i radhës i delegacionit kosovar dhe atij serb do të mbahet të Bruksel, ndërsa sa i përket temave të diskutimit, deri më tani, janë dhënë mendime të ndryshme.
Derisa zyrtarët serbë presin që gjatë këtij raundi të flitet për çështjen e pikave kufitare në Jarinë dhe Bërnjak- në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare insiston që këto tema të mos hapen për diskutim.

Tahiri: PS propozim të qartë, por Berisha nuk e do integrimin

Postuar në 26 Shtator, 2011 08:17

Kreu i PS për Tiranës Sajmir Tahiri nga selia Rozë ka akuzuar kryemnistrin Berisha se nuk e do integrimin e vendit, pasi opozita ka bërë një popozim shumë të qartë sipas tij dhe nuk po merr përgjigjen e duhur.

“E sigurtë është një gjë, kryeministri flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do inegrimin e vendit”,- deklaroi Tahiri.

BalkanWeb

 

KQZ vendos: Të nisë djegia e fletëve të votimit të 8 Majit

Postuar në 26 Shtator, 2011 06:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të djegë fletët e votimit, të cilat u përdorën në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht, pra me 7 vota pro, që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti.
Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra.

8 maji, KQZ shqyrton nesër pr/vendimin për asgjësimin e fletëve të votimit

Postuar në 25 Shtator, 2011 10:50

Ndonëse katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, Klement Zguri, Hysni Osmani dhe Vera Shtjefni janë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, nesër votat e tyre pritet të jenë vendimtare.
Partia Socialiste i ka paditur 4 komisionerët si fajtorë lidhur me procesin zgjedhor të 8 majit dhe vendimmarrjen e tyre, pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar lidhur me asgjësimin e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e 8 majit.

Forbes: Greqia, reforma si Shqipëria për të dalë nga kriza

Postuar në 25 Shtator, 2011 10:48

Në një editorial për krizën e borxhit në Evropë, drejtuesi i revistës prestigjioze ekonomike "Forbes", Steve Forbes, ka këshilluar Greqinë, që për tatimin e sheshtë të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Sipas tij, Greqia duhet të kryej reformat shqiptare për të përballuar krizën, kryesisht lehtësimet fiskale, privatizimin e aseteve dhe procedurat e thjeshtuara për hapjen e një biznesi të ri.

Në pritje të opinionit të KE, Shqipëria shanse minimale për statusin

Postuar në 25 Shtator, 2011 05:14

Edhe pas propozimit të paktit për Shqipërinë si Europa nga Kryetari i opozitës, shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat duket të jenë minimale, për të mos thënë, që do të jetë një tjetër shans i humbur.
Kjo pasi qëndrimet e palëve mbeten ende larg kompromisit.
Vlen të theksohet se dialogu politik është një nga kriteret bazë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Pak ditë më parë shefi i opozitës Edi Rama propozoi paktin për Shqipërinë, me dhjetë pika, i të bazuar në 12 rekomandimet e Komisionit Europian.

Minatorët e Bulqizës 7 ditë grevë urie, 4 në gjendje më të rëndë

Postuar në 25 Shtator, 2011 05:11

Përkeqsohet gjendja për 10 minatorët e Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë. 4 prej tyre mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranur të kurohen në spitalin e Bulqizës, me gjithë insistimin e mjekëve.

Vendi ku po zhvillohet greva është një ndërtesë e marrë me qera afër kompanisë ACR, nga ku minatorët shprehen se do dalin vetëm me përmbushjen e kërkesave të tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara