Arkiv-Lajme të përditësuara

Arrihet marrëveshja mes minatorëve dhe ACR-së

Postuar në 29 Shtator, 2011 11:11

Pas rreth 3 muajsh protesta, grevë urie dhe përplasje më përfaqësues të kompanisë ACR, më në fund duket se minatorët e Bulqizës do ti rikthehen jetës së tyre të mëparshme. Sipas një deklarate të lëshuar nga nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialistë, Taf Koleci më në fund mes minatorëve dhe kompanisë austruake do të nënshkruhet marrëvëshja e shumë kërkuar, tashmë nga të dyja palët. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Taf Koleci dhe përfaqësuesve të firmës koncesionare.

Berisha – PS: Keni frikë nga vota juaj; Të majtët: Berisha, hajduti i madh i vendit

Postuar në 29 Shtator, 2011 11:09

Që prej zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009, opozita dhe kryeministri Berisha nuk ishin përballur drejtpërdrejtë në sallën e Kuvendit, të paktën jo nëpërmjet një interpelance. Kjo, për shkak të bojkotit të gjatë të së majtës të punimeve të Kuvendit.
Sot, opozita, pasi më parë deklaroi se nuk do të votojë asnjë ligj që kërkon 84 vota përpara së miratohen 10 propozimet e saj, vendosi të qëndrojë në interpelancën e kërkuar më herët me kryeministrin Berisha.

Mitrovica, nesër seancë e jashtëzakonshme, KFOR: Do mbrojmë sigurinë

Postuar në 29 Shtator, 2011 11:05

Situata politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës, do të jetë pika e vetme e rendit të ditës nesër, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Seanca është kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në zbatim të Ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe Statutit të Komunës.

Ndërkohë që KFOR-i theksoi sot në një komunikatë për shtyp se, "është i angazhuar të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë".

Varrezat e makinave, PS: Akti normativ antikushtetues, PD: Mbron mjedisin

Postuar në 29 Shtator, 2011 05:22

Pozita dhe opozita do të përballen sërish sot në sallën e kuvendit për disa nisma të rëndësishme ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është futur sërish pr/ligji për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu 84 vota. Mosarritja e kësaj shumice të cilësuar votash detyroi mazhorancën të shtyjë disa herë votimin e pr/ligjit për Gjykatën Administrative.

Ministritë greke në grevë, në pikëpyetje takimi i trojkës

Postuar në 29 Shtator, 2011 05:20

Që prej mëngjesit të ditës së sotme punonjësit e disa ministrive në Greqi kanë nisur një grevë 48 orëshe në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë greke.
Nëpunësit e Ministrisë së Financave kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e përfaqësuesve të trojkës europiane, e cila mbërrin sot në Athinë për tu takuar me ministrin e Financave, Evangelos Venizelos.
Në grevë janë përfshirë edhe punonjësit e Ministrisë së Jashtme, asaj të Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Punës.

Hapen replika të forta në OKB mes diplomatëve shqiptarë dhe serbë

Postuar në 28 Shtator, 2011 11:50

Fjalimi i Kryeministrit Berisha për Kosovën, mbajtur në Sesionin 66-të, të Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së ndezi replika mes diplomatit të Shqipërisë dhe diplomatit serb dhe atij të Rusisë në OKB

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Postuar në 28 Shtator, 2011 11:41

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të mblidhen sonte në orën 21:00 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku në axhendë është situata në Kosovë. Konsultimet do të mbahen me dyer të mbyllura.

Tema e Kosovës është futur në axhendë me kërkesë të Rusisë, pas zhvillimeve të fundit në kufi ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe disa ekstremistë serbë.

Zbardhet Raporti i KE: Shqipëria nuk e merr as sivjet statusin e vendit kandidat

Postuar në 28 Shtator, 2011 11:35

Raporti i Komisionit Evropian është përgatitur si draft prej disa ditësh dhe sot ka qarkulluar në qarqet politike të Brukselit. Bashkëpunëtorja e agjencisë NOA në Bruksel informon se projekt-raporti i është dorëzuar zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe para datës 12 tetor do t'i bëhen edhe modifikimet e fundit.
Ajo që konsiderohet si pikë e rëndësishme e raportit është se edhe për këtë vit SHqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Arvizu: Pakti i Ramës, inkurajues. Berisha: Nuk merrem me të

Postuar në 28 Shtator, 2011 08:47

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka quajtur inkurajues paktin e propozuar nga Rama për integrimin e vendit. Arvizu tha se nuk duhet humbur kohë dhe duhet nisur me reformat. Diplomati amerikan vlerësoi se rregullorja e parlamentit është një nga temat më të rëndësishme për nisjen e këtij dialogu. Por krejt ndryshe ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë ai tha se pakti ishte një ultimatum. “Nuk jemi pyetur kurrë kur ishim në opozitë për KLSH-në dhe guvernatorin e Bankës. Po, jam pyetur për Avokatin e Popullit dhe kam mbajtur qëndrim pozitiv në atë kohë.

Rrezikohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Postuar në 28 Shtator, 2011 01:24

Mosmarrëveshjet brenda Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) po rrezikojnë fillimin e regjistrimit të popullsisë maqedonase në fillim të muajit tetor.
Anëtarët maqedonas në njërën anë dhe anëtarët shqiptarë, turq, romë dhe boshnjakë në anën tjetër kanë dallime të mëdha lidhur me regjistrimin e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Ligji për regjistrimin e popullsisë thekson se qytetarët e Maqedonisë që jetojnë më shumë se 12 muaj jashtë vendit mund të regjistrohen, por anëtarët e KSHR-së e komentojnë ndryshe nenin 40 të ligjit që ka të bëjë me këtë çështje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara