Arkiv-Lajme të përditësuara

Pakti "Për Shqipërinë si gjithë Europa", Rama: Ja 10 propozimet për Berishën

Postuar në 23 Shtator, 2011 08:01

Partia Socialiste, nëpërmjet kryetarit të saj, Edi Rama ka bërë publike 10 propozimet për një pakt kombëtar në Shqipëri, propozime që janë në fakt njëkohësisht edhe dhjetë kushte të opozitës për të pasur një dialog konstruktiv me mazhorancën. Ndonëse z.Rama nuk e tha shkoqur, u nënkuptua se realizimi i këtyre dhjetë kushteve do të sillte edhe votimin e ligjeve që duan tre të pestat në Kuvend.
Propozimet e PS u bënë sot në një komunikim me gazetarët, ku z. Rama ka paralajmëruar se në vend po troket dështimi i dytë.

Wollfarth: Opozita të vendosë si do votojë në Parlament

Postuar në 23 Shtator, 2011 08:00

Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot që Opozita të vendosë rreth votimit të ligjeve në Parlament, ndërsa shprehet se personalisht nuk e njeh shume rregulloren e Kuvendit, dhe kerkoi te njihet me gjeresisht rreth saj 

Pas një takimi që pati sot ne mesdite me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë e PS, Wollfarth tha se sot, pati një shkëmbim shumë të mirë pikëpamjesh mbi situatën politike dhe integrimin europian. 

Sot gjyqi ndaj Metës, pritet të paraqiten 3 ekspertët

Postuar në 23 Shtator, 2011 01:58

Gjykata e Lartë do të zhvillojë sot seancën gjyqësore të rradhës ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta në lidhje me video-përgjimin e publikuar kohë më parë në media.
 

Në seancën e sotme që do të zhvillohet në orën 12:00 pritet që të paraqiten tre ekspertët që do të vendosin edhe vazhdimësinë e këtij gjyqi, ku Meta akuzohet për korrupsion pasiv.
 

Në seancën e kaluar janë emëruar tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri të cilët do të ekspertojnë video-përgjimin Meta-Prifti.
 

Kleçka, Gjykata: Fatmir Limaj në arrest shtëpie

Postuar në 23 Shtator, 2011 01:55

Arrest në shtëpi është masa e sigurisë e shqiptuar nga Gjykata e Prishtinës kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i vënë nën akuzë për hetimet e njohura me emrin Kleçka.
Fatmir Limaj do të qëndrojë 30 ditë në arrest shtëpiak.
Lajmin e ka bërë me dije për mediat kosovare avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, pas dhënies së vendimit nga trupi gjykues të enjten.

Vlorë, vrasësi me pagesë i Konomit, mblidhen pamjet filmike

Postuar në 23 Shtator, 2011 01:43

Vrasës me pagesë janë dyshimet e para që ekpertë të policisë kriminale kanë mbi ekzekutorin e mundshëm të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën nga një shpërthim i fuqishëm në makinën e tij, dy javëve më parë në qytetin e Vlorës.

Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm zbardh dhe dyshimet mbivrasësin e gjyqtarit vlonjat, vendin ku ekzekutori mund të ketë kryer krimin dhe shkaqet.

Dyshohet që ekzekutori të ketë qenë në vendin e ngjarjes dhe se bëhet fjalë për vrasës me pagesë.

Greva e urisë s'ka të sosur, zgjidhja e kërkesave në vend numëro

Postuar në 23 Shtator, 2011 01:41

Greva e dytë e urisë e minatorëve të Bulqizës ka mbërritur në ditën e pestë. Bashkë me rritjen e numrit të ditëve të ngujimit janë shtuar edhe problemet e shëndetit të tyre.
Marrje fryme, dhimbje koke e këputje janë disa nga shqetësimet shëndetësore që paraqesin minatorët në këto ditë të përsëritura grevë urie.
Dhjetë minatorët u ngujuan në një lokal të marrë me qera në përpjekje që kompania Albanian Crom t'u përmbushë edhe kërkesën e fundit, që është ajo e largimit të drejtorit aktual të minierës së kromit, dhe vendosjen aty të një drejtori të ri.

Berisha: Opozita të mos i rikthehet bllokimit, ndëshkim për Shqipërinë

Postuar në 22 Shtator, 2011 12:16

Pak minuta pasi Kuvendi shtyu votimin e 5 ligjeve që kërkonin 84 vota, kryeministri Berisha në një intervistë direkte televizive nga Nju Jork-u deklaroi se, nuk mirepritet një tjetër strategji bllokuese e opozitës në sallën e legjislativit.
Duke folur për seksionin shqip të "Zërit të Amerikës", kryeministri Berisha tha se do të ishte shumë e dëmshme për vendin, nëse e majta shtyrjen e votimit të ligjeve do ta bëjë për të bllokuar proceset integruese.

Tenderi, Deda-Vasilit: S'pranove firmën japoneze, nuk dha 20%

Postuar në 22 Shtator, 2011 11:38

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dha sot në Kuvend shpjegime në lidhje me me shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore. I kërkuar në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eltar Deda, Vasili shpjegoi shkeljet e vërejtura në procedurat e tenderimit, c’ka detyruan edhe Bankën Botëroeë të anulonte financimin me 1,1 milion dollarë.

Kuvendi shtyn votimin e pr/ligjeve që kërkojnë 3/5

Postuar në 22 Shtator, 2011 10:13

Kuvendi shtyu votimin e pr/ligjeve të cilat duhen miratuar me 84 vota, ose me tre të pestat e votave te deputeteve. Pr/ligjet përfshinin Kodin Penal, Kodin Civil dhe Kode te tjera, por ato nuk mund te miratohen pa votat e opozites. Sot pasdite replika mes krerëve të 2 grupeve parlamentare. Reagon dhe Topalli: Mos bllokoni Shqipërine.  Do mbani pergjegjesi.

BREGU: OPOZITA PROJEKT ANTIKOMBËTAR
Ora 16:32- Ministrja e Integrimit Majlindja Bregu mosvotimin e ligjeve nga deputetët e opozitës e quajti një shans të humbur për integrimin dhe njëkohësisht një projekt antikombëtar.

Patozi: Rama urren parlamentin, PS thikë pas shpine për ligjet e integrimit

Postuar në 22 Shtator, 2011 10:09

Në fjalën e mbajtur gjatë seancës parlamentare, kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi u shpreh se pritej që opozita të kishte gati një deklaratë për integrimin, por dëshmoi se ishte një thikë pas shpine.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara