skerdilajd zaimi

Po ndahemi!

Postuar në 06 Korrik, 2026 18:27

 

Në një intervistë për “Variety” aktori i njohur Dustin Hoffman, ka theksuar se Amerika sot është e ndarë, e përçarë, po aq sa ishte gjatë Luftës së Vietnamit.

Pohimi, pavarësisht këndit dhe optikës nga buron përfaqëson një realitet që nuk mund të injorohet më. Kjo pasi ndasitë në SHBA kanë tejkaluar tashmë figurën polarizuese të Presidentit Donald Trump që sa vjen e i ngjan më shumë një relikeje, një totemi të cilës situata e sotme i refeohet dhe gjen vetëm justifikimet.

Fitorja e së ardhmes

Postuar në 25 Qershor, 2026 15:48

 

Kanë kaluar 25 ditë proteste të përnatshme në Tiranë dhe diasporë dhe tashmë mund të hidhet një vështrim më i ftohtë mbi ritmin politik të krijuar dhe qasjet e përgjithshme ndaj saj.

Turizmi elitar në formën shqiptare është heqje e aksesit për qytetarët e Shqipërisë

Postuar në 01 Qershor, 2026 15:36

 

Ka dalë sot në konferenë për shtyp kryeministri Edi Rama, i cili ka “sqaruar” projektin e Zvërnecit dhe Pishë Poros. Janë 4 miliardë euro investim në tokën e privatit. Zoti Rama foli mandej se vizioni I tij është që Shqipëria të ketë turizëm elitar sepse ndryshe nuk konkuron dot me vendet fqinj.

Zoti Rama po gënjen. Po gënjen dhe hapur.

Së pari, Shqipëria ka njohur rritje të turizmit për arsye të shumta dhe që janë në ndryshim si të tilla.

Lideri i vetmuar serb

Postuar në 27 Maj, 2026 20:55

 

Aleksander Vuçiç do të kujtohet si njeriu që vodhi të ardhmen e Serbisë!

Nuk po puth Stefan Bardhin ky "aktori"

Postuar në 13 Maj, 2026 01:33

 

Nuk mund të mungonte Skënder Minxhozi. D.m.th për të mbrojtur me penë Erjon Veliajn dhe puthjen e  Robert Ndrenikës. Ndër të tjera Minxhozi që nuk e tha kurrë pse me të vërtetë beson te kauza e Veliajt(si intelektual që mendon se është) shkruan: 

Është një ndër patriarkët e kinematografisë e teatrit shqiptar që ka bërë të qeshin, qajnë apo të mendohen thellë shumë breza në 60 vjetët e fundit

Funeralet "e majta" të viteve '80

Postuar në 09 Maj, 2026 17:03

 

Këto ditë në mediat sociale kanë qarkulluar shpesh pamje nga funerali i Josip Broz Titos. I cili u nda nga jeta më 4 maj 1980 dhe u varros me ceremoni shtetërore më 8 maj të atij viti.

Ceremonia e risjellë në pamje pas 46 vjetësh ka shumë interes për të kuptuar në dritën e pamjeve origjinale, sizmikën e një ndryshimi me të vërtetë epokal që provokoi ikja nga jeta e Titos. Që ishte një ngjarje me më shumë pasoja se vetë jeta e tij.

Alergjia universale për Partinë

Postuar në 01 Maj, 2026 16:33

 

Në një intervistë për median opozitare serbe N1, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vladan Petrov, ndër të tjera ka folur edhe ata që i quan “njerëz seriozë dhe të rëndësishëm” me të cilët ai komunikon. Cilët janë këta vallë dhe ku gjenden në shoqëri si tonat? Ja se çfarë thotë Petrov:

Druri vetëm nga Xhehneti mund të dilte!

Postuar në 07 Prill, 2026 23:02

 

Rezart Taçi është dënuar me 11 vjet burg për pastrim parash dhe bashkëpunim mafioz. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, produkt i reformës në drejtësi të vitit 2016. Nëse i besojmë raportimit të dashnores së vjetër të reformës, gazetës “Tema”, vendimi i marrë duket sikur ka ndjekur këshillat e ideologut sezonal të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Sokol Sadushi, pasi ai është mëse i individualizuar. Ja një fragment nga raportimi:

Tensione dhe aludime për korrupsion në majën e Sistemit të Drejtësisë

Postuar në 19 Mars, 2026 21:06

 

Arkitektura jugosllave

Postuar në 08 Mars, 2026 18:39

Jugosllavia- një epitaf në historinë e afërme të Ballkanit, që popullohet nga varre të shumta. Në dramën e madhe Jugosllavia përfaqëson epilogun tragjik. Por nuk mund të thuhet kjo për Jugosllavizmin që nga një projekt nacional erdhi e përftoi paradigma sociale dhe kulturore origjinale. Në këtë shënim të Aleksandar Ignjatoviç në gjejmë një parashtrim të ndikimit të Jugosllavizmit në Arkitekturë.

Pages

Subscribe to RSS - skerdilajd zaimi