Shpipëri Hesapi
Hare dhe lotë socialistësh për suksese të pandalshme
Ka dalë dje në një konferencë shtypi, aop takim me stafin Belinda Balluku. E cila është shkarkuar tashmë nga funksionet ekzekutive në qeveri. E prekur, gati duke qarë, zonja Balluku, duket se ka dhënë një lamtumirë. Ndaj stafit, politikës…Nuk dihet mirë.
Thjesht nëse kthehemi pak pas në vite, më 17 janar 2019, zonja Balluku merrte detyrën nga Damian Gjiknuri, një figurë e njohur e firmave serioze të Ministrisë, ajo shfaqej e mbajtur, e sigurtë, e qeshur, gjithë besim. Dhe me shenja të qarta të arrogancës.
Linja 0900 "e vetmja mundësi" për Taulantin
Ka qenë një deputete në Grupin Parlamentar të PS-së të cilën e përgojonin se ishte bërë autoshkollë. Për çfarë zeje do pyesë njerëzia? Përgjigjen e ka TaulanT Balla.
Ka qenë një deputete tjetër të cilën e krahasonin me gomarin. Kush është kjo? Edhe për këtë përgjigjen e ka Taulant Balla. Jo se Taulant Balla di gjithçka, por e ka me detyrë funksionale të dijë kësi gjërash. Sepse këto dhe vjedhja janë politika në atë parti.
Feriti del në sipërfaqe/Firmosi marrëveshjen e detit, nga ana tjetër informonte opozitën e kohës
Numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar sot në Parlament, se Ferit Hoxha, i dekretuar si ministër i Jashtëm, se ky i fundit kur drejtonte negociatat me Greqinë për çështjen e detit, kishte qarkulluar marrëveshjen në Gazeta Shqiptare. Mbi atë material, Tedi Blushi gazetar shkruajti se deti iu shit Greqisë. Pra Ferit Hoxha, firmoste marrrëvshjen, nga ana tjetër ushqente mediat dhe opozitën. A dinte gjë Berisha? Ku ta dish! Ndoshta edhe i ka thënë vetë Feritit që kështu rrezikon të dalë aset për Kombin!
Alberi i Shqipërisë vajton cenimin e shtëpisë së Artit
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në vilën e Enver Hoxhës që u sulmua dje nga protestuesit. Ka folur për artin dhe artistët, ka shprehur turpërimin e madh që ndjen për këtë akt. Alberi i Shqipërisë është prekur pra dhe ka folur për rendin për të cilin kanë nevojë ata që duan të rrisin fëmijët qetë në Shqipëri. Atë Shqipëri pra ku krimi është jo më krimbi që po ha çdo gjë, por ariu që sundon pa u shqetësuar. Mbahu Alber!
Jorida Tabaku flet për vëllazëri të shqiptarëve me arabët
Regjimi iranian është goditur rëndë dhe është poshtëruar thuajse në mënyrë të pakthyeshme. Vraja e liderit fetar përfaqëson një ndarje tektonike në relacionet e së ardhmes mes iranianëve dhe amerikanëve, pasi është e qartë se një asgjësim i tillë nuk justifikohet me asnjë prerogativë dhe asnjë interes. Historia do ta shënojë një gjë të tillë gjatë.
UnReal Story/Sokol Balla thirret në SPAK
Në SPAK është paraqitur sot edhe Sokol Balla, gazetar, moderator emisioni, drejtues i ABC News. Nga raportimet jozyrtare thuhet se Balla është pyetur për 90 minuta nga i njëjti prokuror që heton ish-bashkëshorten e tij, Belinda Balluku. Nuk dihet pse Balla është thirrur, as nëse ndaj tij ka akuzë.
Nuk di gjë për AKSHI-n? Ndaj edhe t'i pezullojnë të tjerët!
Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha se:
Desha të vij vet për të bërë një falënderim shumë të madh për Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend.
Kllounët e Tiranës provokojnë Kosovën: Thirrje për tubim në Prishtinë!!!
Ka një njeri në politikë me emrin Taulant Balla. Është ndër ata që bën çdo punë ndaj edhe është i dobishëm. Madje për një shumicë që është martuar dhe bashkëjeton me krimin është i domosdoshëm. Ky njeri sot ka dalë në Parlament e ka bërë thirrje që më 17 shkurt të gjithë shqiptarët të bashkohen në Prishtinë për të protestuar në mbrojtje të UÇK-së, kundër gjykimit në Hagë të katërshes drejtuese të ushtrisë në fjalë, pa prova siç tha ai.
Më tej ky tribun i çdo fjale të deleguar i është drejtuar kreut të opozitës, Berisha me akuzën se i ka shërbyer gjithë jetën Serbisë.
Tenxherja 701
Në Shqipëri ka aktualisht një idiot të veshur me pushtet gjithfarësh: ekzekutiv, ekonomik, publik dhe parlamentar. Quhet Edi Rama dhe punon si kryeministër, ndërkohë që lehaqenien e ka pasionin e vet natyral.
Video/Niveli i ri i puthjes së bythës. Si lexohet mes arabëve fjalimi i Ramës në Knesset
Mediat sociale kanë rëndësi sepse ato mundësojnë një interpretim plebishitar të ngjarjeve, zhvillojnë kuptimin e gjërave lirisht. Për këtë arsye fjalimi i z. Rama në Knesset meriton të ekspozohet edhe për atë sesi lexohet mes arabëve. Më poshtë një prej tyre që megjithatë kujdeset të mos barazojë kryeministrin e Shqipërisë me shqiptarët.
