Naked City

Angelina Jolie s'do të aktrojë më

Postuar në 11 Maj, 2014 16:51

Aktorja e Hollywoodit Angeline Jolie ka zbuluar se pas rolit të vet në filmin “Maleficient” do të fokusohet në pasione të tjera dhe nuk do ta ketë më prioritet aktrimin.
Jolie gjatë konferencës lidhur me këtë film ka thënë se do të kalojë një kohë që derisa sërish do ta shohim para kamerave.

Mediat spanjolle: Rroftë Shqipëria, në djall Eurovizioni dhe në djall Bashkimi Europian!

Postuar në 11 Maj, 2014 10:02

Festivali Europian i këngës jo për herë të parë ka lënë shumë të zhgënjyer. Lista kryesohet nga Spanja.

“Në djall Eurovizion dhe në djall Bashkimi Europian, rroftë Shqipëria”- shkruajnë mediat spanjolle. Veç zhgënimit për këtë eveniment, ata dhanë mirënjohje për faktin që Shqipëria i dha pikët maksimale këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo.

Madonna: Putin është homoseksual.

Postuar në 11 Maj, 2014 09:58

Mbretëresha e pop muzikës, Madonna, ka vazhduar luftën mediatike me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e ka përshkruar si homoseksual.
Madonna ka marrë pjesë në lojën me fjalë në BuzzFeed, ku asaj i është kërkuar të përshkruajë dhjetë gjëra që njerëzit i përdorin për personazhe publike.

Fjala “gay” që është sinonim i fjalës “homoseksual” ka qenë përshkrimi i Madonnas për presidentin rus, kur i është kërkuar ta përshkruajë atë.

E dinte se do të bëhej e famshme.

Postuar në 11 Maj, 2014 06:29

Kate Upton e ka ditur se do të bëhej një mega-yll kur kishte bërë shumë fansa femra. Modelja e revistës ‘Sports Illustrated’ është bërë një emër i madh në modelim pas paraqitjes në shumë ballina të kësaj reviste të famshme si dhe rolin debutues filmik në filmin 'The Other Woman' dhe ajo thotë se e ka ditur se do të bëhej e famshme, sapo kishte filluar të ketë fanse femra krahas atyre meshkuj.

Eurovisionin e fitoi Austria me përfaqësuesin e shumëpërfolur.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:50

Nga 26 shtete pjesëmarrëse në natën finale, kënga fituese doli të jetë ‘Rise like a fenix’ kënduar nga përfaqësuesi i Conchita Wurst.
Festivali evropian i këngës, Eurovision 2014 që u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës ka fituesin e vet.
Nga 26 shtete pjesëmarrëse në natën finale, kënga fituese doli të jetë ‘Rise like a fenix’ kënduar nga përfaqësuesi i Conchita Wurst.
Nga votimi i jurive profesionale dhe votat e publikut, përfaqësuesi i këtij shteti mori. Më së shumti pikë.
Për këtë arsye Eurosongu i vitit 2015 do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Rita e frikësuar nga Beyonce.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:43

Rita Ora kishte qenë e frikësuar para se të takohej me idhullin e saj, Beyonce Knowles, ndërsa është ngazëllyer kur ylli i muzikës është sjellë këndshëm me të.

Këngëtarja me origjinë shqiptare që nga viti 2009 është pjesë e kompanisë së Jay Z, “Roc Nation”, ndërsa është entuziazmuar tepër kur e ka njohur gruan e reperit, i cili e ndihmoi drejt suksesit.

“O Zot, kisha aq frikë. Ajo ka qenë idhulli që gjithmonë kam dashur ta takoj”.

Të famshmit që shitën hamburgerë.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:39

Shumica e të famshmëve që sot fitojnë miliona, kanë kaluar në po të njëjtat vështirësi jetësore si shumica e njerëzve, ndërsa më poshtë Telegrafi sjell listën e disa prej tyre që kanë punuar në restorante të ‘ushqimit të shpejtë’ para arritjes së famës.
Shania Twain
Ylli kanadez i muzikës ‘country’ derisa ishte në shkollë të mesme ka punuar si shitëse hamburgerësh në një restorant në Ontario.

Thotë se ka qenë në parajsë.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:37

Kur Todd Burponit i kishin thënë se djali i tij 4-vjeç do të vdesë për shkak të plasjes së zorrës qorre, ai e kishte ‘qortuar’ Zotin që ia kishte marrë aq herët fëmijën e tij.

Por ai nuk kishte pritur që djali i tij jo vetëm që do të mbijetonte, por se në tavolinën e operimit do të përjetonte një përvojë e cila të gjithëve do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë. Në të vërtetë, kur ishte zgjuar, djaloshi me emrin Colton u kishte rrëfyer prindërve se ka qenë në parajsë dhe atje ka takuar shenjtoren Maria, e cila në prehet mbante Jezusin.

Shtatëzënë, por nuk e lë shoqen vetëm.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:29

Ndonëse ajo është në fund të shtatëzanisë së saj, asgjë nuk mund ta mbajë Ciarën brenda në shtëpi. As tani kur shoqja e saj më e ngushtë po feston.

E veshur me një fustan të gjatë të bardhë, Ciara e rënduar nga shtatëzania dukej mahnitëse derisa vizitoj hotelin Beverly Hills për të parë përgatitjet e dasmës luksoze të Kim Kardashian.

Këngëtarja mahnitëse kishte lënë flokët e saja kaqurrela lirshëm, derisa ndihej rehatshëm në një fustan të bardhë.

Kardashin dhe West zbulojnë ftesën e dasmës.

Postuar në 10 Maj, 2014 08:07

Tashmë dihet se Kim Kardashian dhe Kanye West do të martohen më 24 maj të këtij viti, por e reja nga çifti këtë herë është që ata kanë zbuluar ftesën e dasmës së tyre Ajo është një ftesë e thjeshtë, ku shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City