Naked City

Kunis dhe Kutcher, shtëpi 10 mln $ në Beverly Hills.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:31

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher duken një çift perfekt. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe për këtë arsye kanë blerë një shtëpi në Beverly Hills rreth 10 milionë dollarë.

Shtëpia e re është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ka një pishinë, 3 dhoma gjumi dhe 4 banjo të vendosura në të dyja katet.

Punëtorët duket se kanë filluar restaurimin e godinës sepse së shpejti pritet zhvendosja e çiftit Kunis-Kutcher së bashku me fëmijën e tyre të parë.

Bukuroshet pushtojnë Kështjellën e Princ William.

Postuar në 14 Maj, 2014 07:52

Princ William ka hapur dyert e kështjellës së Windsor në mbrëmjen e bamirësisë për të pritur shumë të ftuar të rëndësishëm. Përveç faktit se në këtë pritje nuk ishte princesha e bukur Kate, mbrëmja shkëlqeu nga të ftuarat speciale Kate Moss, Cara Delevigne, Cate Blanchett, Emma Watson dhe Margot Robbie të cilat ishin veshur për një mbrëmje mbretërore.

Bukuroshet u përcollën me nderimet e duhura nga vetë Princ William, i cili bisedonte duke shkëmbyer buzëqeshje dhe përshtypje mbi ambjentet e Kështjellës madhështore.

Jennifer Lopez, tani vegjetariane.

Postuar në 14 Maj, 2014 05:19

Jennifer Lopez, tani vegjetarianeJennifer Lopez, Superylli botëror, Jennifer Lopez, ka vendosur që të bëhet vegjetariane duke mos përdorur më produkte të mishit.

 

Këngëtarja 44 vjeçarja e cila ishte vegjetariane tash kohë më parë, vendosi të shfrytëzojë dieta me mish, të cilat si duket nuk i kanë pëlqyer asaj.

Madje, Jennifer Lopez u inkurajon të gjithëve që të jenë vegjetrianë dhe të provojnë të mos hanë produkte të mishit.

 

Publikohet fotoja e parë e Ben Affleck me kostumin e Batmanit.

Postuar në 14 Maj, 2014 05:14

Batmani i interpretuar nga Ben Affleck do të jetë më muskulozi dhe më i forti nga të gjithë dhe kjo duket nga fotoja që ka publikuar në Twitter Zack Snyder, regjisori i filmit më të fundit me protagonist superheroin e famshëm.

Snyder publikoi një foto ku duket aktori Ben Affleck i veshur me kostumin e Batmanit dhe gjithashtu shihet një pjesë e Batmobilit, makinës së tij. 

Edhe pse filmi ‘Batman vs. Superman’ do edhe dy vite nga shfaqja e tij, regjisori ka filluar që tani promovimin.

“The Rock”, me dy dublantë në sheshxhirim.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:45

Është një yll veteran i “wrestling”-ut, por kjo nuk do të thotë që Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock” (shkëmbi), t’i realizojë vetë skenat aksion të filmave të tij.

Për filmin e tij të fundit ‘San Andreas’, duket se 42-vjeçari muskuloz ka nevojë jo për një, por për dy dublantë në sheshxhirimin australian.

“The Rock” xhiroi një skenë të rrezikshme shpëtimi me helikopter. Ai tregoi muskujt në këtë skenë, ndërkohë që dublanti po bëhej gati për të bërë punën e vështirë.

Heidi Klum, e destinuar për të qenë e suksesshme.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:39

Heidi Klum, modelja 40-vjeçare, ka postuar në Instagram disa foto të saj kur ishte 13 vjeç. Heidi duket me flokë kaçurrela, ngjyrë kafe dhe me një fjongo rozë në kokë.

Ajo mban në qafë një varëse, vathë dhe është lyer me një buzëkuq “pink”. Karriera e saj dukej se ishte e garantuar dhe përveç bukurisë modelja duket se ishte tejet e apasionuar pas veshjeve dhe makeup-it qysh në moshë të vogël.

Diana Avdiu, kukull kineze.

Postuar në 13 Maj, 2014 11:33

Ka kohë që bukuroshja Diana Avdiu po qëndron larg Kosovës me angazhime të ndryshme profesionale. Ndërsa një ditë më parë, fotografi ynë i njohur Fadil Berisha, ka shpalosur pak rreth angazhimeve aktuale të modeles.
Ai në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’ ka treguar se së shpejti do të publikohet një foto sesion që e ka realizuar me Diana Avdiun. Ndërkaq bukuroshja jonë në këto fotografi do të na paraqitet si një kukull kineze, të paktën kështu bën me dije Berisha. “Coming soon.

James Arthur prezanton të dashurën e tij seksi.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:30

Ai tashmë ka ndryshuar që nga X Factor, dhe këtë të hënë James Arthur u duk më i dobët se anjëherë në premierën e X-Men në Leicester Square.

26 vjeçari kaloi në tapëtin e kuq me të dashurën e tij të re Jessica Grist, një kërcimtare e cila dukej seksi në një fustan të zi.

Tulisa e mrekullueshme me bardh e zi.

Postuar në 13 Maj, 2014 05:57

Gjyqtarja e X Faktor dhe këngëtarja e njohur britanike Tulisa është fotografuar teksaarrë pjesë në një party në Cotswolds këtë të dielë.

Ajo dukej e mrekullueshme me një veshje bardh e zi duke festuar ditëlindjen e 40-të e publicistit të saj Myleene Klass dhe prezantuesit Vernon Kay.

Naike Rivelli, foto provokuese me skena lezbike.

Postuar në 13 Maj, 2014 03:01

Nuk i kanë mjaftuar fotot e fundit nudo, Naike Rivellit që përpiqet gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Vajza e Ornela Mutit ka postuar një video super të nxehtë para disa vitesh ku shfaqet me dy femra gjysmë nudo duke bërë skena provokuese.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City