Naked City
Rita Ora me një look ndryshe.
Ajo arriti në studio Riverside të Londrës e veshur me një xhaketë me dizanjin e një lope dhe një veshje të zakonshme, por këngëtarja Rita Ora doli e veshur nga studioja me një look krejt më joshës. 23 vjeçarja thuhet se po u filmonte për një shfaqje në BBC3, Sweat Thw Small Stuff, e cila organizohet nga Nick Grimshaw. Ajo u shfaq disa orë më vonë me një fustan të kuq asimetrik nga Vivienne Ëestëood, bashkuar me një palë pupa neoni ngjyrë të verdha.
Mariah Carey, dekolte bombastike në televizion.
Mariah Carey ka qenë e ftuar në talk-shown e David Letterman për të prezantuar albumin e saj të ri ‘Me I Am Mariah... The Elusive Chanteuse’, por ajo ka befasuar me një dekolte shumë të dukshme, duke tërhequr së tepërmi vëmendjen e telespektatorëve. Diva e muzikës pop ishte veshur me një fustan të gjatë, ku i binte në sy gjoksi i dalë nga dekolteja, që i linte shumë pak hapësirë imagjinatës.
“S’do e shes virgjërinë edhe pse m’u ofruan 800 mijë dollarë”
Një studente amerikane, që shkaktoi shumë debat në media pasi nisi një ankand për shitjen e virgjërisë, krejt papritur është tërhequr.
Elizabeth Raine, 28 vjeç, studente mjekësie, u tërhoq në momentet e fundit, pasi kishte arritur që të tërhiqte ofertën më të lartë prej 801 mijë dollarësh.
Pak ditë më parë ajo zbuloi edhe fytyrën e saj, pasi fillimisht e kishte të mbuluar. Studentja tha se tani do fokusohet tek studimet mjekësore. “Në këtë pikë, nuk shqetësohem më për ankandin. Ishte një vendim i thjeshtë,” tha ajo.
Fjalët shokuese të Julia Roberts për vdekjen e së motrës.
E çuditshme, e pazakontë. Kështu e kanë cilësuar mediat amrtikane aktoren Julia Roberts, lidhur me fjalët e mbajtura në funeralin e gjysmë motrës së saj Nancy Motes, e cila vrau veten në muajin shkurt pas vitesh të tëra në depresion.
Motes u varros në 4 maj në Georgia, vendin e saj të lindjes. 37 vjeçarja gjeti vdekjen si pasojë e një mbidoze ilaçesh.
Julia dhe Nancy nuk kanë pasur asnjëherë raport të mirë, madje e ndjera thoshte se e motra e kritikonte për formën e saj fizike, duke e kritikuar se e kishte lënë veten pas dore.
Salpa, modelja e re që pritet të pushtoi revista gjatë këtij viti.
Georgia Salpa ka zëvendësuar Jessica Wright si fytyrë e brendit të veshjeve të brendshme Alexis Smith, përderisa fotosesioni i fundit ka treguar se ajo është njëra prej femrave më seksi në botë.
Modelja 28 vjeçe e cila do të jetë fytyrë zyrtare e të brendshmëve të Alexis Smoth, e ka zëvendësuar në këtë pozitë modelën Jessica Wright përderisa bukuroshja ka bërë emër që nga viti 2012 ku mori pjesë në Big Brother.
Ajo konsiderohet si njëra prej femrave më seksi në Irlandë dhe gjendet edhe në listën e femrave të bukura të revistës FHM 2014.
Drew ishte dashnorja e Diaz.
Pasi ditë më parë, Cameron Diaz, kishte pranuar se ka qenë në lidhje lesbike me një femër, tani është mësuar se dashnorja e saj ka qenë aktorja e famshme Drew Barrymore.
“Po, kam qenë në lidhje me një femër”, kishte deklaruar Diaz ditë më parë dhe tabolidi amerikan “National Enquirer” thotë se femra në fjalë është Drew, e cila njihet se është biseksuale. Ato njihen që kur Cameron ishte 16-vjeçe ndërsa Drew 14 vjeçe. Disa vite më vonë, kur ishin paraqitur së bashku në film, Drew kishte deklaruar gjatë një interviste: “Ne kemi kaluar çdo moment së bashku, me muaj dhe me vite”.
E inatos fejesa e ish të dashurit.
Ish e dashura e George Clooney, Stacy Keibler, është tejet e inatosur me fejesën e aktorit me avokaten e bukur Amal Alamuddin. Burimet i kanë thënë revistës “Us Weekly” se Stacy nuk ishte aspak e kënaqur kur ka dëgjuar se aktori kishte vendosur të martohet, pasi derisa ishte në lidhje me të, ai vazhdimisht i kishte thënë asaj se nëse vendos të martohet dhe të ketë fëmijë, ajo do të jetë e duhura për të.
Seksi dhe joshëse si Robyn Lawley.
Modelja joshëse Robyn Lawley ka pozuar për linjën më të re të një kompanie të brendshmesh franceze. Me linja të përkryera dhe seksi Lawley dukej në formë të mrekullueshme fizike ndërkohë që pozonte për aparatin.
Manuela Arcuri bëhet mama.
Aktorja e njohur italiane, Manuela Arcuri është bërë dje mama për herë të parë. Lajmin se bukuroshja italiane kishte lindur e ka bërë të njohur vëllai i saj Sergio, i cili në një postim të shkurtër në rrjetet sociale shkruajti: “Mirëserdhe Mattia i vogël”.
Vëllai i aktores gjithashtu u shpreh se Manuela dhe i fejuari Giovanni Di Francesco me lindjen e djalit ndihen thjesht si në “qiellin e shtatë”.
Michelle Lewin, modelja nga Venezuela “pushton” SHBA.
Modelja venezuelane Michelle Lewin është fotografuar në disa ditë relaksi në plazhet e Miamit. Ajo është e njohur në SHBA jo vetëm si modele por edhe si yll i filmave pornografikë. Por tashmë Michelle është edhe trajnere fitnesi dhe kjo dëshmohet më së miri edhe në linjat e saj trupore. Këto foto shfaqin plotësisht hiret e venezuelianes seksi.